• |
ide | kryesore

“Tërhiq e mos e këput”: shtyhet afati për vendimin, deri sot… futboll nuk ka

-Instant, F1, Sport



Mbledhja e Ligës së Futbollit nga ku pritej ‘tymi i bardhë’ për rifillimin e futbollit, nuk ka bërë asgjë vec asaj që ka bërë deri më sot: të konfirmojë se futboll nuk ka në pritje të një vendimi afati afati i të cilit është shtyrë përsëri: “Presidentët e Ligës ri diskutuan edhe njëherë për situatën – ka thënë presidenti i Ligës Edvin Libohova -. Jemi në një situatë ku ne prisnim ditën e premte një përgjigje nga Ministria e Financave, që akoma nuk e kemi zyrtarisht. Duke parë sinjalet pozitive nga takimi i presidentit Duka me kryeministrin Rama, presidentët vendosën që ne do të presim deri ditën e enjte, nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për vazhdimin ose jo të bojkotit”.

E në këtë mënyrë, nga e hëna ka shkuar në të premten, gjë që e sposton futbollin edhe nga kjo fundjavë: “Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte përgjigja, do mblidhet Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon sezonin. Nuk është diskutuar asnjë formulë te re për kampionatin.”, u shpreh Libohova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *