• |
ide | kryesore

Tjetër reagim nga Parlamenti Europian: Rama të respektojë thirrjen e Komisionerit Varhelyi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, një tjetër reagim i fortë vjen nga një tjetër zyrtar i Palamentit Europian.

Nëpërmjet një mesazhi në tëitter, Zëvendëspresidenti i Grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian Andrey Kovatchev, i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama që për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të pres Opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i bindet apelit të Komisionerit të Zgjerimit në BE Oliver Varhelyi.

Grupi i EPP është grupi më i madh parlamentar në Parlamentin Europian dhe reagimi i Zëvendëspresidentit të Grupit të EPP është qëndrim zyrtar i këtij grupi, që gjithmonë ka mbështetur integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimet demokratike në vend.

Reagimi i plotë në tëitter, i Andrey Kovatchev, i cili ka shpërndarë qëndrimin e Komisionerit Varhelyi, thekson se: “Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias në çdo rast, dhe kjo do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Parlamentit shqiptar ta respektojnë këtë.”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *