• |
ide | kryesore

Vatër infektimi tek Milan: Donnarumma e Hauge pozitivëm bashkë me tre anëtarë të grupit skuadër

-Instant, F1, Sport



Emergjenca koronavirus vazhdon të bëjë presion mbi kampionatin italian. Listës së lojtarëve pozitivë i janë shtuar edhe Gigio Donnarumma e Jens Petter Hauge. Dy futbollistët e Milan kanë rezultuar pozitivë pas kontrolleve të fundit. Janë asimptomatikë e në izolim në shtëpi, sipas protokollit. Bashkë me ta kanë rezultuar të infektuar edhe tre anëtarë të grupit skuadër.

Në total, me Gabbia ende pozitivë, në shtëpinë e Milan shkon në tre numri i lojtarëve të padisponueshëm për shkak të Covid. Një situatë për tu administruar me kujdes. Pa Donnarumma, Pioli duhet ti besojë Tatarusanu mes shtyllave, duke rrezikuar të prishë ekuilibrin difensiv që ka kontribuuar në momentin magjik të kuqezinjve post lockdoën.

KOMUNIKATA E MILAN
AC Milan komunikon se rezultatet e dala mbrëmë nga laboratori kanë gjetur pozitivitetin në tamponin e Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge e të tre anëtarëve të tjerë të grupit skuadër. Të gjithë janë asimptomatikë, janë future menjëherë në izolim e janë informuar autoritete sanitare lokale.

Sot i gjithë grupi skuadër është testuar përsëri, sipas protokollit, e nuk kanë rezultuar raste të reja pozitiviteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *