• |
ide | kryesore

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari, Kadri Shala dorëzohet në Polici

-Instant, Lajme, Të fundit



Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group”, në emër të secilës dyshohet se janë transferuar mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit në Kosovë është dorëzuar sot në polici.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për mediat kosovare se Shala është dorëzuar dhe se tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës ka thënë se të gjitha veprimet lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë. Lidhur me këtë rast ditë më parë është arrestuar Labinot Gruda ndaj të cilit është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *