• |
ide | kryesore

Vlorë/ 22-vjeçari qarkullonte me armë zjarri, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë, ndërsa në pranga ka rënë një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kotë të Selenicës, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., i cili po lëvizte me armë zjarri me vete. 22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë.


Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu