• |
ide | kryesore

Vlorë/ Sulmoi bashkëmoshatarin dhe goditi në ajër me armë, policia sqaron incidentin

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës sqaron incidentin e ndodhur mbrëmë, ku një i ri kanosi një bashkëmoshatar dhe qëlloi me armë në ajër.

Burime zyrtare bënë me dije se ka rënë në pranga shtetasi me inicialet E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen ‘28 Nëntori’. Ndërkohë, dje u shoqërua në polici dhe personi që u kanos, shtetasi me inicialet F.Z., 26 vjeç.

Mësohet se pas verifikimeve, 26-vjeçari i kanosur, në përfundim të veprimeve të para hetimore u la i lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *