• |
ide | kryesore

A është shantazhuar Stela Gugallja e inceneratorit të Elbasanit?

-Instant, Kryesore, Lajme



Mbi aferën e inceneratorit të Elbasanit, vetëm vitin e fundit, ka me qindra shkrime në media. Hulumtimet kanë zbuluar mënyrën se si një kompani e lindur nga hiçi arriti të përfitojë miliona euro nga fonde publike, përmes një PPP të dyshimtë. Por këtë të martë, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se një nga personat kyç  të aferës, administratorja e kompanisë “Albtek-Energy”, Stela Gugallja është nën presion nga mafia dhe ajo mund të largohet nga vendi.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyç në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Nëse përgjegjësit e kësaj afere arratisen, përgjegjësia është e SPAK-ut. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”, tha Basha.

Për herë të parë, që kur përmendet në media, administratorja e kompanisë së shumëpërfolur ka vendosur të flasë. Nëpërmjet një reagimi për “Panorama”, ajo mohoi të jetë nën shantazh nga askush tjetër përveç kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi. I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbeshtetur prej viteve 90” shkruan Gugallja.

Në pjesën e dytë të reagimit, ajo përmend një hetim të Prokurorisë së Elbasanit, i cili përfundoi me mbylljen e dosjes për mungesë provash. Nga dokumentat rezulton se Stela Gugallja është hetuar bashkë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton për ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion aktiv”, “Shpërdorim detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatmore” dhe çështja është mbyllur për mungesë provash.

Fakti që Stela Gugallja nuk është nën presion dhe nën shantazh nga mafia është një lajm i mirë, por përgjigjia e saj është një devijim nga akuzat e shumta dhe lë shumë pikëpyetje pas. Para se të sqarojë afërsinë e familjes me Partinë Demokratike, Gugallja duhet të shpjegojë një nga momentet më të errëta të aferës së inceneratorëve. Media ka zbuluar se në vetëm nw një ditë, i gjithë shteti u vu nën urdhrat e kompanisë së Stela Gugalljas. Papritur kompania anonime ia doli që brenda ditës të vërë në dispozicion të saj të gjithë qeverinë dhe administratwn shtetwrore, pasi në 16 dhjetor të vitit 2014, u firmosën me dhjetëra dokumente me një shpejtësi marramendëse për të formalizuar vendimin për PPP e inceneratorit të Elbasanit.

Lexo edhe: Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Mënyra se si i gjithë shteti u ul nw gjunjw për kompaninë e Stela Gugalljas në 16 dhjetor të vitit 2014 mbetet një mister që nuk ka marrw ende pwrgjigje. Edhe sot Lulzim Basha nuk tha se kush është “mafia” që sipas tij e shantazhon administratoren e “Albtek-Energy”, por e sigurtë është që nw kwtw histori, kushdoqofshin bashkëpuntorët e saj, vetëm duke përdorur shantazhin dhe presionet mund t’ia kenë dalë të bëjnë “mrekullinë” që ndodhi në 16 dhjetor të vitit 2014. ©Lapsi.al



8 Comments

  1. Me siguri qe e ka mesuar Fazllici ,.
    Asgje te re nuk kla ketu.
    Te gjithe zogjte bejne glase me ere te ndryshme.

    1. Mesa duket tl shoku Fazlliç qenke ekspert i “erërave ” të ndryshme të glasave, pasi shkruan me kopetencë për to

  2. Oh yes sir-tha Fazllici ne mbledhjen sekrete te shtabit te ministrise se mbrojtjes.
    Fazllicin po presin te gjithe qe ti marrin ere nga Beogradi.

  3. Dyshja Veliaj -Rama e ka lene Fazllicin 400 metra mbrapa ne garen e babëzisë dhe korrupsionit ne Ballkan.

  4. Nje gje eshte e sigurt, ose me mire dy- Une nuk marr vesh nga politika dhe ELBASANI VJEN GATI CDO NATE RA PLEHRA, PO ASHTU DHE SOLAR. TE DYJA NDODHEN NE TE NJEJTIN MAGAZINIM, NE ISH-METALURGJIK, VETEM 4-5KM LARG QYTETIT, DHE PLEHRAT NUK PERPUNOHEN FARE NE INCENERATOR, THJESHT DIGJEN E KALBEN NE AJER.
    Sidimos ne vere nuk durohen fare!

    E kuptuat tani Edvin kurva dhe Qazim bythqimi?

  5. E kane pastruar, e kane bere mut fare,albanistanin,po i bejne llape qe nga krye.k. e deri Muslim Murrizi,spo lene gje tu bjeri ne toke,oiiiii po kete vend e ka mrre lumi me kohe,keta kellirat e pastrojne Shqiperine vetem ne 3d,se per te tjerat te hane mutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *