• |
ide | kryesore

Cardi B ju jep një mësim të gjithëve atyre që u tallën me rrepern me ngjyrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B ka reaguar ashpër pas një postimi në rrjete sociale, në të cilin thuhej se çantat e shtrenjta e humbasin vlerën e tyre për shkak të repereve me ngjyrë. Kështu që Cardi vendosi t’ju jepte të gjithëve një mesazh shumë të rëndësishëm në lidhje me racizmin.

“Kam parë këtë postimin në Twitter. Në të përmendesha unë dhe repere të tjera. Aty thuhej nëse ne mund të merrnim Birkins nga Hermes dhe se ne e zhvlerësojmë vlerën e një çante Hermes. Kjo më duket shumë interesante, sepse së pari unë mund të marrë një çantë Hermes. Në fakt mora 4 çanta sot nga dyqani i Hermes”, është shprehru Cardi në një video.

Më pas ajo ju kërkoi njerëzve që të mos vazhdojnë e të pyesin më reperet me ngyrë nëse mund të blejnë çanta të tilla, sepse ata nuk e bëjnë këtë gjë me personazhet e tjerë të njohur. Reperja shtoi se në fakt ato nuk i zhvlerësojnë çantat, por ndihmojnë në të kundërtën.

“Ata thonë se ne i zhvlerëojmë çantat. Në fakt ne ju shtojmë vlerë, sepse kur ne përmendim marka në hip hop, atyre ju rritet vlera”, u shpreh Cardi B.

https://www.instagram.com/p/CGyop6qg8CK/

Ajo iu referua hitit të saj “Bodak Yellow”, në të cilin përmend stilistin Christian Louboutin. Cardi B është shprehur në video se kur doli kënga e saj shitjet e Louboutin u rritën me 1000% dhe po njësoj ka ndodhur edhe me firmën Balenciaga për shkak të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *