• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në Amerikë 9 muaj pas vdekjes së Kohe dhe Gigi

Paparazzi, Slider



Kobë Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik në 26 janar. Helikopteri me të cilin ato po fluturonin u përplas në një kodër dhe fatkeqësisht nuk shpëtoi askush që ishte në bord. Ngjarja shokoi gjithë botën dhe menjëherë pas saj nisën postimet në rrjete sociale për basketbollistin dhe vajzën e tij të ndjerë.

Mirëpo së fundmi është mësuar se pas kësaj ka ndodhur diçka e pazakontë. Sipas “BabyCenter” në Amerikë është rritur shumë popullariteti i emrit të Kobe dhe Gianna. Emri i basketbollistit është rritur me 175% në popullsi, ndërsa ai i vajzës së tij, Gianna, ka pësuar një rritje akoma më të madhe. Sipas qendrës në fjalë, Gianna ka pësuar një rritje me 216% gjatë këtij viti, ndërsa një nga emrat më popullorë në Amerikë, Karen, është ulur me 13%.

Kujtojmë se Kobe la pas bashkëshorten e tij, Vanessa dhe 3 vajza, Natalia Diamante, Bianka Bella dhe Capri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *