• |
ide | kryesore

Dita e 13-të e grevës së urisë/Gratë naftëtare: Po dobësohemi çdo ditë, këtu do të rrimë deri në vdekje

-Instant, Lajme, Të fundit



Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit janë futur në ditën e 13 të grevës së urisë dhe thonë se nuk do dalin nga greva e urisë pa marrë 13 pagat e prapambetura, të cilat i kanë fituar me gjyq. Ato sërish i bëjnë thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do qëndrojnë atyre deri në vdekje. Gratë naftëtare i kërkojnë deputeteve të parlamentit që të shikojnë se në çfarë gjendje janë ato.

“Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori. Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, shprehen ato.



3 Comments

  1. Zonja te nderuara te Ballshit,pritni edhe disa dite,sa te shpetoje edhe femijet e tjere nga kampet,e pastaj kryeministri do kete kohe te vije e t’u shpetoje edhe juve nga…..maskaradat qe ka bere po ky gjatosh,me problemet e kompanive te naftes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *