• |
ide | kryesore

Dorëhiqet presidenti Bartomeu: Barcelona zhytet në kaos

-Instant, Sport

Pas një vere të trazuar, karakterizuar nga kriza me Leo Messi, Barcelona zhytet në kaos pikërisht në vigjilje të sfidës së Champions League kundër Juventus. Presidenti Bartomeu e gjithë stafi i tij ka vendosur të japë dorëhqjen pasi mësoi pozicionin e Generalitat de Catalunya mbi votën e censurës. Generalitat i kishte shkruar klubit se nuk shihte “ndalesa ligjore për të mbajtur një mocion votëbesimi, me kusht që protokolli organizativ të përfshijë kërkesat që grupi teknik i PROCICAT paraqiti në takimin në 21 tetor “. Përgjigja e Qeverisë (nënshkruar nga krerët e Presidencës, Departamenteve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Sportit) ishte në fakt refuzimi në lidhje me vullnetin e klubit për të shtyrë votimin “për arsye shëndetësore”, që ishte vendosur të mbahej si seli unike në Camp Nou për 1 dhe 2 nëntor.


Praktikisht, Bartomeu e ka lënë detyrën dhe për këtë arsye nuk do t’i nënshtrohet votimit të mocionit të mosbesimit që kërcënoi ta përjashtonte nga presidenca. Pavarësisht nga rezistenca e treguar të hënën, kur ai mohoi të kishte menduar ndonjëherë të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh ai iu dorëzua presionit duke lënë presidencën.


1 Comment

  1. dava muti,, kishe qejf me e pa barcellonen, futboll i bukur, lojtare yje.
    Ky muti e katandisi me trajner mbrojtes si koeman dhe lojtare kategoria e 2 .Koeman mbrojtes i mire po trajner bythe eshte, lene mo tu ble lojtare kot me kot vit per vit. VetemLeo Messi eshte shume pak per nje ekip te bukur sic ka qene barcellona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu