• |
ide | kryesore

Dua Lipa nominohet në dy kategori në “American Music Awards”

-Instant, Paparazzi, Slider



Në korrik të këtij viti, ABC dhe Clark Productions njoftuan se do të mbahet edicioni i sivjetmë i American Music Awards (AMA).

Në paralajmërimin e tyre u bë e ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të fillojë më 22 nëntor 2020. Në këtë eveniment madhështor, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nominuar në dy kategori. Siç njoftoi së fundmi në një postim të ndarë në Instagram, 25 vjeçarja u nominua për ‘Artistja e preferuar femër’ dhe ‘Kënga e preferuar’.

Ndërkaq, në postim ajo po ashtu ngacmoi ndjekësit se për këtë herë të tretë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, ka planifikuar diçka shumë speciale. “Kam planifikuar diçka të veçantë në këtë eveniment për herën e tretë. Qëndroni deri më 22 nëntor në ABC”, ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *