• |
ide | kryesore

Elbasan, ndërron jetë nga Covid mamia 50-vjeçare (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mami, 50-vjeçare, e identifikuar si Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar me Covid-19. Mësohet se Ilirjani, prej ditësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të koronavirusit, por sot mbylli sytë përgjithmonë.

Ajo çfarë e bën më të rëndë këtë ngjarje, është se brenda familjes së të ndjerës janë edhe dy persona të tjerë të infektuar. Bëhet fjalë për bashkëshortin e mamisë Ilirjani dhe të ëmën e saj.

Ndryshe nga 50-vjeçarja, ata janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë, një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se tre persona humbën jetën nga Covid-19, ndërsa 288 të tjerë u infektuan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *