• |
ide | kryesore

Fifa: presidenti Infantino pozitiv me Koronavirus: numri 1 i futbollit ka këto simptoma

-Instant, F1, Sport



Presidenti i Fifa-s Gianni Infantino ka marrë sot konfirmimin se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Numri 1 i futbollit botëror, që ka shfaqur simptoma të lehta, është vënë menjëherë në vetëizolim e do të qendrojë në karantinë për të paktën 10 ditë. Të gjithë personat që kanë patur kontakt me drejtuesin në ditët e fundit janë informuar e i është bërë thirrje të marrin masat e duhura.

Nga sa bëhet e ditur Infantino ka shfaqur një temperaturë të lehtë, kollë dhe lodhje. Gjithashtu, presidenti ndjen edhe dhimbje trupi. “Fifa – përfundon komunikata zyrtare – i uron nga zemra Presidentit Infantino një shërim të shpejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *