• |
ide | kryesore

Fiton apo humbet, Trump e ndryshoi botën

-Instant, F1, Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm udhëheqësi i vendit të tij, ai është ndoshta personi më i fuqishëm në Tokë. Ajo që ai bën e ndryshon jetën për të gjithë ne. Miliarderi i pronave të patundshme nuk bën përjashtim. Atëherë, si e ka ndryshuar botën saktësisht Donald Trump?

Si e sheh bota Amerikën 

Presidenti Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur SHBA “vendi më i shkëlqyer në botë”. Por sipas një sondazhi të kohëve të fundit me 13 kombe nga Qendra Kërkimore Pew, ai nuk ka bërë shumë për imazhin e vendit jashtë shtetit.

Në shumë vende evropiane, përqindja e publikut me një qasje pozitive ndaj Amerikës është në nivelin më të ulët në gati 20 vite. Në Mbretërinë e Bashkuar, 41% kishin një mendim të favorshëm, ndërsa në Francë ishte 31%, më e ulta që nga viti 2003, dhe në Gjermani vetëm 26%.

Përgjigja e Amerikës ndaj pandemisë së koronavirusit ishte një faktor kryesor – vetëm 15% e të anketuarve mendojnë se SHBA e kishte trajtuar mirë virusin, sipas shifrave nga korriku dhe gushti.

Hap prapa në ndryshimin e klimës 

Është e vështirë të përcaktohet ajo që Presidenti Trump beson në lidhje me ndryshimin e klimës, pasi ai çfarë nuk ka thënë për këtë çështje, që nga “një mashtrim i shtrenjtë”, te një “temë serioze” që është “shumë e rëndësishme për mua”. Ajo që është e qartë është se pas gjashtë muajsh në punë, ai i tronditi shkencëtarët duke njoftuar tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja e klimës së Parisit, e cila angazhoi gati 200 vende për të mbajtur ngritjen e temperaturë globale nën 2 gradë celsius.

SHBA është emetuesi i dytë më i madh i gazrave serë pas Kinës dhe studiuesit kanë paralajmëruar se nëse Trump rizgjidhet, mund të bëhet e pamundur mbajtja nën kontroll e ngrohjes globale.

Duke refuzuar marrëveshjen e Parisit, presidenti pretendoi se kjo marrëveshje“do të kishte mbyllur prodhuesit amerikanë me kufizimet e tepërta rregullatore”. Kjo ka qenë tema për Donald Trumpin, i cili ka hequr një mori rregullash për ndotjen, me qëllim uljen e kostos së prodhimit të qymyrit, naftës dhe gazit.

Disa miniera qymyri në SH.B.A. sërish janë mbyllur, të nxitura nga konkurrenca nga gazi natyror më i lirë dhe përpjekjet e shtetit për të mbështetur energjinë e rinovueshme. Shifrat e qeverisë tregojnë se burimet e rinovueshme gjeneruan më shumë energji sesa qymyri në SH.B.A. në 2019, për herë të parë në më shumë se 130 vjet.

Dalja e Amerikës nga marrëveshja e klimës në Paris zyrtarisht hyn në fuqi në 4 nëntor, ditën pas zgjedhjeve presidenciale. Joe Biden është zotuar të ribashkohet me paktin nëse i fiton ai zgjedhjet.

Frika se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të shkaktonte një efekt domino nuk ka marrë jetë, megjithatë, disa vëzhgues besojnë se lëvizja e SHBA zbuti rrugën për Brazilin dhe Arabinë Saudite që të bllokonin progresin në uljen e emetimeve të karbonit.

Mbyllen kufijtë, për disa 

Presidenti Trump vendosi tezën e tij për emigracionin vetëm një javë pas inaugurimit, duke mbyllur kufijtë e SHBA për udhëtarët nga shtatë vende me shumicë myslimane. Aktualisht 13 kombe u nënshtrohen kufizimeve të shtrënguara të udhëtimit.

Numri i të lindurve të huaj që jetojnë në SH.B.A. ishte rreth 3% më i lartë në 2019 sesa në 2016, që ishte viti i fundit i Presidentit Obama në detyrë. Por kush janë këta emigrantë? Kjo ka ndryshuar.

Përqindja e banorëve amerikanë të lindur në Meksikë ka rënë vazhdimisht gjatë mandatit të Trump, ndërsa numri i të cilëve u zhvendos nga diku në Amerikën Latine dhe Karaibet është rritur, përkthen lapsi.al. Ka pasur gjithashtu një shtrëngim të përgjithshëm të numrit të vizave që u mundëson njerëzve të vendosen përgjithmonë në SH.B.A. – veçanërisht për të afërmit e atyre që tashmë jetojnë atje.

Nëse ka një emblemë të politikës së imigracionit të Presidentit Trump, sigurisht që ai është “muri i madh dhe i bukur” që Trump u betua të ndërtonte në kufirin me Meksikën. Që nga 19 Tetori, Doganat dhe Mbrojtja e Kufirit të SH.B.A.-së thonë se janë ndërtuar 371 milje mur, pothuajse i gjithë ky mur është zëvendësim i pengesave me gardh.

Ky punim nuk i pengoi ata që ishin të dëshpëruar për të arritur Amerikën.

Numri i migrantëve të ndaluar në kufirin SHBA-Meksikë arriti nivelin më të lartë në 12 vjet në 2019, i nxitur nga një kulm ardhjesh gjatë pranverës. Më shumë se gjysma ishin familje, kryesisht nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, ku dhuna dhe varfëria po i shtyjnë njerëzit të kërkojnë azil dhe një jetë të re diku tjetër.

Duke iu kthyer refugjatëve, Donald Trump ka bërë shkurtime të ndjeshme në numrin që mund të vendosen në Amerikë. SH.B.A. pranoi pothuajse 85 mijë refugjatë në vitin fiskal 2016, ndërsa vitin e ardhshëm pranoi 54 mijë.

Në vitin 2021, maksimumi do të jetë 15 mijë njerëz, numri më i vogël që nga fillimi i programit të refugjatëve në vitin 1980.

Rritja e ‘lajmeve të rreme’ 

“Unë mendoj se një nga termat më të mirë që kam sajuar është ” i rremë “,” tha Donald Trump në një intervistë në tetor të vitit 2017. Megjithëse nuk ishte absolutisht Donald Trump ai që e shpiku termin “lajme të rreme”, është e drejtë të thuhet se ai e popullarizoi atë. Sipas postimeve në rrjetet sociale dhe transkriptimeve audio të monitoruara nga Factba.se, Trump e ka përdorur këtë frazë rreth 2 mijë herë që nga postimi i parë në Twitter në dhjetor të vitit 2016.

Kërkoni në Google për “fake neës” sot dhe do të merrni më shumë se 1.1 miliardë rezultate nga e gjithë bota. I grafikuar me kalimin e kohës, ju mund të shihni se si interesi i SHBA u rrit në dimrin e viteve 2016-17 dhe u ngrit javën që presidenti zbuloi atë që e quajti “Fake Neës Aëards” (çmimet për lajme të rreme), një listë të lajmeve që për të ishin të rreme.

Gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, me ‘Fake Neës’ do të kuptoheshin raporte të pavërteta, si një raportim (lajm) se Papa Françesku mbështeste Donald Trumpin për President. Por ndërsa depërtonte në përdorimin popullor, ai kuptim u largua nga të qenit vetëm informacion i gabuar.

Presidenti ka përdorur shpesh termin ‘Fake Neës’ për të sulmuar lajmet me të cilat nuk pajtohet. Në shkurt të vitit 2017, ai e çoi atë më tej, duke quajtur disa media “armiq të popullit amerikan”. 

Është një term që është zgjedhur nga udhëheqësit në Tajlandë, Filipine, Arabi Saudite dhe Bahrein, ndër të tjerë, dhe disa kanë përdorur akuzat për përhapjen e ‘Fake Neës’ për të justifikuar shtypjen dhe ndjekjet penale kundër aktivistëve të opozitës dhe gazetarëve. (përktheu lapsi.al)

Grupet e shoqërisë civile thonë se duke përdorur termin kundër raportimit të besueshëm, politikanët minojnë rrënjësisht demokracinë, e cila mbështetet tek njerëzit që bien dakord se cilat janë faktet themelore.

‘Luftërat e pafundme’ të Amerikës dhe një marrëveshje për Lindjen e Mesme 

Në fjalimin e tij në shkurt të vitit 2019 në State of the Union, Presidenti Trump u zotua të tërhiqte trupat amerikane nga Siria, duke deklaruar: “Kombet e shkëlqyera nuk bëjnë luftëra pafund”. 

Numrat flasin ndryshe. Trump vendosi të mbante rreth 500 trupa në Siri, në fund të fundit për të mbrojtur puset e naftës. Presidenti ka zvogëluar praninë që ai trashëgoi në Afganistan, dhe në një farë mase në Irak dhe Siri. Por forcat amerikane janë ende kudo që ishin në ditën kur ai mori detyrën.

Natyrisht që ka mënyra për të ndikuar në Lindjen e Mesme pa pasur trupa atje. Presidenti Trump përmbysi kundërshtimet e presidentëve të mëparshëm duke lëvizur ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem në vitin 2018 dhe duke njohur qytetin, përfshirë Lindjen e tij të okupuar, si kryeqytet të Izraelit. Muajin e kaluar ai përshëndeti “agimin e një Lindjeje të Mesme të re” kur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje që normalizonin marrëdhëniet me Izraelin, një marrëveshje që ndërmjetësua nga SHBA.

Nëse heqim retorikën mënjanë, kjo ishte ndoshta arritja më e rëndësishme diplomatike e administratës Trump. Të dy vendet e Gjirit janë kombi i tretë dhe i katërt arab në Lindjen e Mesme që njohin Izraelin që kur ky vend deklaroi pavarësinë në vitin 1948.

Arti i marrëveshjes (tregtare) 

Presidenti Trump duket se përbuz marrëveshjet që nuk i ka ndërmjetësuar. Në ditën e tij të parë në detyrë, ai hodhi Partneritetin Trans-Paqësor, një marrëveshje tregtare me 12 kombe të miratuar nga Presidenti Obama, pasi e quajti atë “të tmerrshme”. Nga tërheqja kryesisht përfitoi Kina, e cila e pa marrëveshjen si një përpjekje për të frenuar ndikimin e saj në rajonin e Azi-Paqësorit. Por në SH.B.A., kritikët që ndien se marrëveshja do të kompromentonte vendet e punës në Amerikë e brohorisnin shkatërrimin e saj.

Trump gjithashtu rinegocioi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën, të cilën ai e quajti “ndoshta marrëveshja më e keqe tregtare e bërë ndonjëherë”. Zëvendësimi që iu bë kësaj marrëveshje ishte i ngjashëm, por i ashpërsoi dispozitat e punës dhe rregullat mbi burimin e pjesëve të makinës.

Fiksimi i vërtetë i presidentit ka qenë se si Amerika përfiton nga tregtia me botën. Rezultati ishte një luftë e hidhur tregtare me Kinën, në të cilën dy ekonomitë më të mëdha në botë vendosën qindra miliarda dollarë taksa për mallrat e njëri-tjetrit. Ka qenë një dhimbje koke për fermerët e sojës në SH.B.A. dhe industrinë e teknologjisë dhe automobilave. Kina u prek gjithashtu, pasi bizneset zhvendosën prodhimin e tyre në vende si Vietnami dhe Kamboxhia për të ulur kostot e tyre.

Për vitin 2019, deficiti tregtar i SHBA në mallra me Kinën ishte pak nën nivelin e tij 2016. Kompanitë amerikane importuan më pak pasi kërkuan të shmangin tarifat e Trump.

Sidoqoftë, pavarësisht nga COVID-19 ndikon shumë në trendet për vitin 2020, Amerika ende importon më shumë mallra sesa eksporton.

Grindje me Kinën 

Kjo cicërimë e Trump në Twitter për një thirrje telefonike me Presidentin e Taivanit është aq mahnitëse sa që ka faqen e saj në ëikipedia.

Më 2 dhjetor 2016, Z. Trump (atëherë president i zgjedhur) ndërmori hapin jashtëzakonisht të pazakontë për të folur drejtpërdrejt me presidentin e Tajvanit – duke prishur një precedent të vendosur në vitin 1979, kur marrëdhëniet zyrtare u ndërprenë. Carrie Gracie, atëherë redaktore e BBC në Kinë, parashikoi që masa do të shkaktojë “alarm dhe zemërim” në Pekin, i cili e sheh Tajvanin si një provincë të Kinës, dhe jo si një shtet të pavarur.

Lëvizja e guximshme e Trump ishte e para në një garë shumëkahëshe mes rivalëve të mëdhenj gjeopolitikë, e cila ka zhytur marrëdhëniet në pikën e tyre më të ulët në vite.

Shtetet e Bashkuara e kanë dëmtuar Kinën duke deklaruar pretendimet e saj territoriale në Detin e Kinës Jugore të paligjshme, duke grumbulluar tarifa për mallrat e saj, duke ndaluar shkarkimet e aplikacioneve të njohura TikTok dhe ëeChat dhe duke renditur në listën e zezë gjigandin kinez të telekomunikacioneve Huaëei, për të cilin pretenohet se është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Por tensionet nuk filluan nën zotin Trump. Ato nxiten pjesërisht nga veprimet e vetë Kinës. Presidenti Xi Jinping, në pushtet që nga viti 2013, ka shtyrë një ligj shumë të diskutueshëm të sigurisë kombëtare në Hong Kong dhe ka kryer burgosjen masive të pakicës myslimane të Kinës, Ujgurëve.

Presidenti Trump ka riemëruar Covid-19 “virusi i Kinës” dhe ndërsa ai mund të jetë i etur të shmangë kontrollet për mënyrën se si ai e trajtoi pandeminë, një ndryshim i udhëheqjes amerikane nuk do të nënkuptojë domosdoshmërisht një ton më pajtues me Kinën. Kandidati demokrat Joe Biden e ka quajtur Presidentin Xi një bandit dhe pretendoi se udhëheqësi kinez “nuk ka një kockë [demokratike] në trupin e tij”. 

Gati në luftë me Iranin 

“Irani do të mbahet plotësisht përgjegjës për jetët e humbura, ose dëmtimin e shkaktuar, në ndonjë nga objektet tona. Ata do të paguajnë një ÇMIM shumë të madh! Ky nuk është një Paralajmërim, është një Kërcënim”, shkroi Trump në Twitter në prag të Vitit të Ri 2019.

Ditë më vonë SH.B.A. tronditi botën duke vrarë Kasem Suleimanin, gjeneralin më të fuqishëm të Iranit dhe njeriun që drejtoi operacionet ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme. Irani u kundërpërgjigj, duke gjuajtur më shumë se një duzinë raketa balistike në dy bazat amerikane në Irak. Më shumë se 100 trupa amerikane u plagosën dhe analistët i konsideruan kombet në prag të luftës.

Nuk kishte luftë, por sërish vdiqën civilë të pafajshëm. Vetëm disa orë pas sulmeve raketore të Iranit, ushtria e tij gabimisht rrëzoi një avion ukrainas pasagjerësh, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord.

Si arriti puna këtu? Një seri llogaritjesh të gabuara reciproke të bëra në një sfond mosbesimi.

SHBA dhe Irani kanë qenë në mosmarrëveshje që nga viti 1979, kur shahu i mbështetur nga SH.B.A. (monarku) i Iranit u përmbys, dhe 52 Amerikanë u morën peng brenda ambasadës Amerikane. Në maj të vitit 2018, Trump ngriti tensionet duke braktisur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Irani ra dakord të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Ai më pas vendosi atë që Shtëpia e Bardhë e quajti “regjimi më i ashpër i sanksioneve të vendosura ndonjëherë” – i krijuar për të detyruar udhëheqësit e Iranit në një marrëveshje më shumë për pëlqimin e tij.

Teherani nuk pranoi të përkulej. Sanksionet e çuan ekonominë e Iranit në recesion të rëndë dhe deri në tetor të vitit 2019 kostoja e ushqimit u rrit me 61% nga viti në vit dhe çmimi i duhanit me 80%. Iranianët që vuajnë mbajtën protesta të gjera një muaj më vonë.

Ndërsa kriza e koronavirusit ka tërhequr vëmendjen politike në të dyja vendet (që janë goditur rëndë) kanalet e tyre diplomatike mbeten të pakta dhe pikat e tyre të ndezura të shumta.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



23 Comments

  1. Si mund te thuash se ndryshoi boten pergjithmone per keq vetem pse doli nga 2 marreveshje te miratuara 2-3 vjet perpara dhe rezultatetet e te cilave nuk i pati pare dhe nuk i ka pare akoma askush? Nderkohe, marreveshja qe zevendesoi NAFTA-n eshte shume e mire. Merreni mundimin ta lexoni dhe do shikoni qe per here te pare punetoret meksikane supozohen si njerez qe kane te drejta dhe jo skllever. Trump nuk ka tendencen te dali nga marreveshjet e qe kane bere te tjeret pervec atyre te keq-negociuara. Per me teper Amerika ka nje histori te gjate refuzimesh e terheqjesh nga marreveshjet nderkombetare, keshtu qe nuk ka ndonje ndryshim historik ketu. Sa per koronavirusin mbyllja inteligjente qe propozon Trump eshte pak a shume zgjidhja qe po aplikojne te gjithe tani. Nga ana tjeter eshte e pabesueshme te mos permenden crrenjosja e ISIS, afrimi i paqes ne lindjen e mesme dhe fundi i krizes se refugjateve kur para se te vinte Trump keto ishin te vetmet gjera per te cilat flitej nderkombeatrisht. Si nuk eshte ky ndryshim? Ku i keni akademiket histerike qe thonin se Trump do filloje luften e trete? Jo lufte e trete po as per shperthime njerezish bombe neper tregjet e lindjes se mesme nuk degjojme me. Edhe shume te tjera po nuk kam nerva.

    1. Po amplifikimi i radiusit rus ne politikberjen amerikane; quajti ndryshimet klimaterike hoax; muslim ban-i; takimet idiote joproduktive me kimin (kur ky i fundit para disa ditesh organizoi paraden e warheads me ngarkesa nukleare); aktin e ndarjes se femijeve imigrante nga prinderit ne kufi; marreveshjen kosove serbi me grenellin; inteferimin ne zgjedhjet e ukraines; idiotesite rreth pandemise ku sipas tij do mbaronte qe ne prill 2020; fake news te panumerta…
      Apo kto sja vlejne te permenden..
      Apo just grab em by the pussy dhe je ok.

      Ik o kar meso

      1. A me hengsh bolet o injorant cogenital+ i bastarduar nga propaganda. Dhe po ta jap si keshille se budallai falet. Investo ne burse sa je ne kohe se pas 3 nentorit me fitoren e Trump perqindjet do ngjiten si rakete. Tani jane dobet se sondazhet parashikojne fitoren e Biden. Tregjet jane me realiste se te gjithe. Wall street-i mbeshtet Biden por jo sepse beson se do sjelle prosperitet. Edhe leri karlliqet marksiste

        1. Hahaha investo ne burse thote… Tregjet realiste?!
          Nuk jan dobet, por stabel.
          I ke pare sa eshte Fico score deri tani o boledjathte? Perher nqs e din cfar eshte, ose shikoje ne Google..
          Esht i njejti rendiment stabel si fillim vitit 2007 edhe pse bankat jane afer kolapsit se askush spaguan me kredi.
          Te gjitha korporatat po vuajne recesione te renda nga pandemia ndaj sjane te afta te lobojne pro sistemit fiskal trump, ndersa per civilet kriza eshte nje arsye me shume per te votuar biden.
          Kjo per shkak te portokallit trump qe ne vend te menaxhonte nje pandemi me seriozitetin qe i takonte, merrej me gjurmet e ujkut (twittera kunder kines).
          Wall street beson Biden se e dine qe eshte i afte te perballoje per ta krizen ekonomike e financiare qe po vjen ne 2021 me bailoutse per too big to fails.

          Ik shiko Borat, mbase meson ndonje gje per veten.

  2. Trump ka sukses ne Ekonomi aty ku Xax Barakja ishte krejt deshtim. Kete fakt nuk e permendin sorosianet por zor se e anshkalojne amerikanet kur te votojne. Aq me teper qe perball Trump eshte nje Biden si Bidon i lodhur.

    1. Mallkuar qofte dita kur te blene nje smartphone o racist injorant. E ta mendosh qe ke te drejte vote.
      Phuu.

      1. Dr. Gjilpera moj budallaqe, paske nevoje urgjente per nje Hu thelle ne bythe qe te zhbllokohesh e diarrete mos ti nxjerresh nga goja! Sa per smartphonin mos malljko kot se ma ka ble jot shoqe.

          1. A ti qenke “Dr. Gjilperja” mor kopjaci i Mender Bazes, rrospia e Corrushit te Mallakastres?
            Atehere ma kap kete ketu poshte e vere veth ne vesh qe mos ta harrosh kurre
            “Katunar or kaptin-bull te nderrosh 7 lekure qytetar nuk bohesh kurre”

  3. Çudi e madhe !
    Megjithëse SHBA ka presidentin “më të keq në botë”, shumica dërmuese e shqiptarëve, përfshi edhe mëngjëroshët e kanë mëndjen të shkojnë atje për të jetuar.
    Por të mos mendojmë se këtë dëshirë e kanë vetëm shqiptarët.
    E kanë shumica e latinoamerikanëve, aziatikët, afrikanët e deri europerëndimorët.
    Po shoh këtu që me statistikë qenka më i pëlqyer Putini i Rusisë apo Xi i Kinës sesa Trump i SHBA.
    Po çdreqin kanë këta qindra mijëra njerëz që emigrojnë në SHBA e nuk emigrojnë në Rusi e në Kinë ?

    1. Sepse alfabeti Kinez do XXXXX te medha ta mesosh dhe vetem 0.1% e popullsise Shqiptare apo 5% ne rrang boteror meson Kanji Kinez.
      Kjo e para, te tjera jane aq te gjata sa me mire google ose baidu USA VS CHINA

      Une do preferoja Kinen dhe ne USA nuk kam qene kurre e nuk besoj te shkoj ne jeten time.
      Ne Kine nuk kam qene gjithashtu por do doja ta vizitoja megjithe qejf.

      Jo te gjithe i rref per Ameriken per ate pune.

  4. Dr gjilpera ta futsha ke verra.Si mund te mbrosh nje njeri me dementia si Bideja qe harron dhe emrin e vet. AI ka 47 vjet si senator dhe e vetmja gje qe ka bere ne jeten e tij eshte nje ligj kunder te zinjve. AI del e premton qe do bej cudira dhe harron qe ka qene 8 vjet zv president. Nqs zgjidhet ai te garantoj qe vaksinen do ta ngulin ne sume me dhune plus rrenimin ekonomik qe do sjelli me teorite e tij mbi energjine e rinovueshme dhe ambjentin

    1. Ku e lexove o mbrojtjen qe i bera biden o idiot dykembesh me te drejte vote?
      Mire artikullit qe i lexon vetem titullin, po ama as komentet nuk ke nerva ti lexosh dot.
      Kavje.

  5. Trampi i tregoi botes se amerikanet jane te lodhur nga politika “fjale te mira dhe gure ne traste”. Amerikanet preferuan nje aventure me Tramp kundrejt nje politike fasade.
    Ai zbuloi ato hjeraqe te gjithe i dinin, por asnje nuk i thoshte, per te qene korrekt politikisht.
    Era Tramp u tregoi amerikaneve se shtypi dhe media jane totalisht ne sherbim te oligarkeve miliardere dhe e shtremberojne te verteten me paturpesi te frikshme sipas interesave te tyre
    Tramp i tronditi qofte dhe per nje kohe te shkurter status quo-ne dhe zgjoi njerzit nga gjumi i pashpreses.

  6. Dakort me komentin Mandravellua
    Trump fitoi presidencen duke ju drejtuar amerikaneve drejtperdrejt ne Twitter, jo nepermjet mediave qe deformojne e trukojne deklarime.
    Hillary Klinton u bazua tek NYT e tjera media gjigande qe i sheqerosnin asaj brrockullat qe leshonte.
    Ato media per turpin e tyre benin sondazhe fallco ku e nxirrnin ate Hillyn e Billyt fituese me shume pike para Trump, bile edhe nje dite para zgjedhjeve.
    Fitorja e Trump pra ishte fitore e dialogut te drejtperdrejt me njerezit, kunder makinacioneve mediatike qe jane po aq humbese sa kukulla e tyre Hillary, ne mos me teper.
    Njerezit kudo duan politike te drejtperdrejte me ta ku tu flitet gjuhen qe ato kuptojne, nuk duan politike ku politikani flet me mediat e per mediat .

  7. Biden eshte kunder serbeve, pro nesh,pro aleancave perendimore(qe dmth me te fuqishem kundrejt ruso-kinezeve),nuk eshte rracist,nuk mbeshtet diktatoret,do e fusim Kosoven ne OKB me ndihemne tij, dhe do shpetojme pa na marre Greqia detin. trampin e kishim 4 vite, cfare beri per Shqiperine qe paska kaq shume perkhrahes? As edhe nje zyrtar i larte amerikan (sekretar e siper) nuk na vizitoi,nderkohe qe skane lene vend Ballkani pa vizitu.
    Po te ishim amerikane: Do duhej te votonim kunder Tramp sepse, e ka kthyer Ameriken nga “lokomotiva ” e gjithe vendeve demokratike perendimore, te cilen e ndiqnin me vullnet te lire dhe jo me frike, ne nje vend ku edhe ne fushate elektorale flet kudner Europes, Gjermanise etj, pra ia ka hequr Aleatet kryesor.(aleatet tane te perbshket)Per pak rrezikoi shperberjen e eNATOs.Ate presionin per rritjen e buxhetit mire e beri(bile shpresoja qe edhe Shqiperia jone,apo Kosova ta rrisnin buxhetin deri ne 2% te pakten nga ultimatumi meqe vullnetarisht spo e bejne), por mos harrojme qe dikur donte edhe ta terhiqte Ameriken nga Nato,e si rrjedhim, filloi hapur, perpjekja franceze per krijimin e Ushtrise evropiane. Pra Tramp qenka edhe kunder interesit Amerikan, prandaj dhe do votohet kudner. Kjo eshte e rendesishme edhe per ne si komb proamerikan qe jemi, pra te degjojme qe amerikanet bene zgjedhjen e duhur, por akoma edhe me e rendesishme eshte te fitoje ajo alternative qe ne radhe te pare na intereson ne si shqiptare. Dhe kur per fat te mire perputhen te tre lloj interesat tone, si shqiptar, si europian, dhe si proamerikan, atehere zgjedhja ,ose me sakte deshira(se skemi shume ne dore ne fakt) qe te fitoje Biden dhe Jo Tramp, duhet te ishte nga te gjithe ne, por per fat te keq, ne 2020 akoma tek ne paska me shume rendesi Djathtizmi majtizmi se sa interesat kombetare.

    1. Kurse ti Ethem bythqir Lalaj kurva majtiste s’ke bythe fare se ta kane derrmu rendshem ato qe u thua “shpellKaret”

  8. o Ethem Lalaj ca faktesh flet ti o fisqir, nje cope oficer reparti ke qene dhe ate e ke dhurate nga Mehmet Shehu sepse te kishte qire tet eme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *