• |
ide | kryesore

Habiten shkencëtarët/ Zbulojnë gjendra të reja në kokë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Disa shkencëtarë holandezë janë befasuar nga një zbulim i papritur në kokën e njeriut. Ata vunë re një grup gjëndrash të mëdha të pështymës të vendosura prapa hundës, saktësisht në cepin ku zgavra e hundës takon fytin, raporton “CNN”. Zbulimi u bë rastësisht kur doktorët po ekzaminonin 100 pacientë të kancerit të prostatës me një skaner të avancuar të quajtur “PSMA PET/CT”.

Organi i ri dukej si një grup misterioz gjëndrash salive (të ngjashme me pështymën) të fshehura në brendësi të kokës së njeriut. Diçka e tillë u zbulua në vitin 2020 dhe nuk dihej prej shekujsh, pasi deri së fundmi njiheshin tre gjëndra kryesore salive: ato parotide, submandibulare, dhe gjëndrat e nëngjuhës.

Onkologu Wouter Vogel i Institutit Holandez të Kancerit, tha: “Vetëm gjëndrat e salivës në nazofarinks janë mikroskopike, ndërsa rreth 1,000 të tjera janë të shpërndara në mukozën e gojës, kështu që ne u surprizuam shumë me zbulimin e këtij tipi të ri. Tashmë mund të shtojmë tipin e katërt të gjendrave të vendosura prapa hundës, mbi tavanin e gojës, shumë pranë qendrës së kokës së njeriut”.

Ai shtoi: “Dy zonat e reja që u ndriçuan gjatë skanimit kishin karakteristika të ndryshme të gjëndrave salivare. Ne vendosëm t’i quajmë gjëndrat tubariale, duke iu referuar vendndodhjes së tyre anatomike (mbi torus tubarius)”. Zbulimi i ri ka ende nevojë të përsëritet dhe të vlerësohet nga komuniteti i fushës, por patologët thonë se nëse konfirmohet, do të ndryshojë mënyrën e studimit të sëmundjeve në këtë rajon të kokës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *