• |
ide | kryesore

Infektohen punonjës me koronavirus, mbyllet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Adminstrative e Apelit në Tiranë është mbyllur për shkak të infektimit të disa punonjësve me Covid-19. Në një deklaratë për mediat, gjykata bën të ditur se vendimi i pezullimit është marrë në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Nga pezullimi i shërbimeve gjyqësore është përjashtuar veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave pas sjell humbje të afateve të parashikuara në ligj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *