• |
ide | kryesore

Ish-deputeti i PD-së: Vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, në arrati merr formularin nga OFL

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa përmes një statusi në Facebook komenton një prej rasteve që OFL-ja i dërgoi sot formularin e deklarimit të pasurisë. Bëhet fjalë për shtetasin Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Sipas Hasës, OFL po vepron si një grup klounësh, pasi në vend që ta arrestojë personin e sipërpërmendur, i akuzuar për vrasjen e gardistëve në 97-ën i çon formularin.

Reagimi i plote

OFL po vepron si një grup kllounësh ? që tallen me ligjin dhe me qytetarët. Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme. Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze. Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit. Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit.



2 Comments

  1. TRAGJIKOMEDI ALBANEZE
    RROFTE DREJTESIA KURVE
    RROFSHIN KURVAT E POLITIKES
    MOS U MERZIT O POPULL , KUR TJU NGREFET I BINI ME DORE DHE E SHTYME EDHE NJE 6 MUAJ TE TJERE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *