• |
ide | kryesore

Juventus në ankth, Ronaldo mëson nëse do të jetë kundër Barcelonës: Pirlo pa mbrojtës

-Instant, Sport



Janë orë pritje në shtëpinë e Juventus, për tifozët, për Andrea Pirlon e mbi të gjithë Cristiano Ronaldo, që mund të kthehet në fushë për super sfidën e Champios League kundër Barcelonës në program nesër (do të ishte hera e parë që sfidon Messi me fanellën e Juventus). Portugezi, që është jashtë nga 13 tetori për pozitivitet ndaj koronavirus, i është nënshtruar në orët e fundit një tamponi të ri, rezultati i të cilit do të mësohet më vonë.

Shpresa e portugezit dhe e Pirlos është që tamponi i fundit të rezultojë negativ. Protokolli që ndjek Uefa stabilizon, për ndeshjet e luajtura në shtëpi, se për të mundur të zbresë në fushë një lojtar nuk duhet të ketë simptoma prej një javë e të rezultojë negativ ndaj tamponit të paktën 24 orë para ndeshjes. CR7 është asimptomatik, por ka nevojë për jë tampon negativ për të zbritur në fushë.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Juventus, tamponi i fundit i bërë nga portugezi kishte treguar një ngarkesë virale shumë të ulët, gjë që të bën të shpresosh në prag të së mërkurës. Tek Juve janë në pritje, por në njëfarë mënyre janë për të gjithë të apasionuarit e futbollit, që ëndërrojnë të shohin një tjetër sfidë mes portugezit e Lionel Messi.

E ndërkohë, Juventus problemet e mëdha i ka në mbrojtje. Pa De Ligt, Chiellini e Alex Sandro, gjërat nuk janë aspak mirë për Pirlon, në kohën kur në stërvitjen e paradites së bardhezinjve, Leonardo Bonucci ka bërë stërvitje të diferencuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *