• |
ide | kryesore

KE: Erdogan po largon Turqinë nga Europa

-Instant, Lajme, Planet



Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrjeve për bojkotin e mallrave franceze paraqet një pengesë të mëtejshme në përpjekjet tashmë të ngecura të Turqisë, për t’u anëtarësuar në BE, deklaroi Komisioni Evropian.

“Thirrjet për bojkotin e produkteve të çdo vendi anëtar janë në kundërshtim me frymën e këtyre detyrimeve dhe do ta çojnë Turqinë edhe më larg bllokut”, tha një zëdhënës i Komisionit. Turqia aplikoi për t’u bashkuar me Komunitetin e atëhershëm Ekonomik Evropian në 1987 dhe filloi negociatat zyrtare të pranimit në Bashkimin Evropian në 2005-ën, por bisedimet kanë ngrirë prej kohësh. Sipas KE-së, e cila është mbiqkyresja e procesit të aplikimeve në Bashkimin Evropian, një bojkot zyrtar i produkteve franceze do të shkelte kushtet e marrëdhënies së Turqisë me bllokun.

“Marrëveshjet e BE-së me Ankaranë parashikojnë tregtinë e lirë të mallrave”, sqaroi zëdhënësi. Shumë analistë mendojnë se Erdogan i ka varur shpresat te nevoja e vendeve evropiane për të balancuar mospëlqimin e tyre ndaj qëndrimeve të fundit të Ankarasë në politikën e jashtme si dhe kundërshtimet e tyre ndaj masave me karakter autoritar që ai ka zbatuar në vend me rëndësinë që ka për ta pengimi i emigracionit të paligjshëm. Por vendet evropiane thonë se Presidenti Erdogan rrezikon të bëjë kalkulime të gabuara dhe se problemet e shumta që janë shfaqur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Perëndimit po arrijnë një pikë kulmore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *