• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Mbështesim qëndrimin e komisionerit Varhelyi, Rama ka treguar mosbesim dhe frikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar qëndrimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi për të pritur opinionin e Venecia përpara se të votohet Kodi Zgjedhor. Kryemadhi ka thënë se mbështet qëndrimin e tij e më pas deklaroi se Rama ka frikë dhe ka treguar mosbesim kur shprehet se ndryshimet në  Kodin Zgjedhor do të votohen sa më parë.

“Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë angazhimi në këshillin politik i cili ka qenë i vështirë nga sjellja e mazhorancës. Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit e cila është një pikë që krijon një garanci të ndërkombëtarëve. Ajo çfarë ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese të 5 qershorit, Varhelyi i kërkoi mazhorancës që të presë opinionin e Venecias. Rama ka treguar mungesë të besimit. Unë e mirëpres kërkesën e komisionerit për zgjerim. Kjo nuk do të thotë se puna jonë do të ngelet deklarative. Synimi ynë është 25 prilli. Edhe Taulant Balla të numërojë votat e opozitës më 25 prill, nuk mund ta ndryshojë dot rezultatin e fitores”, tha Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *