• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Nga të ardhurat e naftës, shteti jo vetëm u siguron pagat, por edhe vazhdimësinë e uzinës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka nisur konferencën e saj për shtyp me grevën e grave në Ballsh. E para e LSI-së tha se gjendja e tyre është e vështirë dhe se mund të përkeqësohet në do të hyjnë dhe fëmijët. Sipas Kryemadhit, qeveria shqiptare mund tu sigurojë pagat dhe vazhdimësinë e punës vetëm nga të ardhurat e naftës. Ajo merr shembullin e naftës në Maqedoninë e Veriut, teksa thekson se për pagat e naftëtarëve qeverisë u duhen vetëm 7 milion euro, kurse nga përqindja e ëmimit të naftës në Shqipëri fut në xhep 90 milion euro.

“Përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë është e drejtpërdrejtë. Është shumë e thjeshtë. Vetëm me të ardhurat që vijnë nga nafta është mundësia për të paguar pagat e naftëtarëve, por edhe për të krijuar mundësinë e rifillimit të punës në uzinë. Që këta njerëz jo vetëm të marrin pagat por edhe vazhdimësinë. Ne do e ndjekim hap pas hapi, jo vetëm në kuadër politik por edhe administrativ. Dosja është shumë e madhe që nga privatizimi deri tek naftëtarëtë në grevë. Kujtojmë vitin 2000 kur uzina u shkëput nga Albpetrol, me 2 mijë punëtorë me pagat nga më të mirat në Shqipëri. Kishte prodhime cilësore naftë dhe nënprodukte. Po rikujtoj, Maqedonia që nuk prodhon naftë, ka vetëm 40 fuçi në ditë, simbolike, ne prodhojmë 23 mijë në ditë dhe në bursë çmimi i naftës në Shqipëri është 1 mijë e 600 lekë, në Maqedoni 900 lekë” , tha Kryemadhi.



1 Comment

  1. Keto jane budallalleqe te thena nga nje idiote populiste! Uzina nuk eshte privatizuuar ne 2000 por me vone kur LSI ishte ne qeveri! Sidoqofte, ajo uzine eshte e falimentuar..dhe ata duan thjeshte te marrin me dhune nga 10 mije euro per person nga ku shtet,Kurse kjo e ben gjitheshka per vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *