• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez, mesazh Barcelonës: “Sot jam i lumtur tek Inter, nesër nuk e di cdo të ndodhë”

-Instant, Sport



Lautaro Martinez ka përjetuar një të shtunë të trazuar në Xhenova, por edhe kur flitet për të ardhmen e tij “Toro” nuk i lë të qetë tifozët. “Punoj cdo ditë për tu përmirësuar e për të fituar, jam i kënaqur e i lumtur tek Inter. Dua ta lë Inter sa më lart të jetë e mundur, nesër nuk e di cdo të ndodhë. Sot jam këtu, i lumtur. Tifozët duhen falenderuar me gjithë zemër, ashtu si të gjithë ata që punojnë në klub”, ka thënë sulmuesi argjentinas në vigjilje të sfidës së Champions League kundër Shakhtar Donetsk.

Lautaro, pastaj kthehet në episodin e grushteve të lëshuara drejt pankinës në Marassi, në momentin e zëvendësimit: “U nervozova me veten sepse nuk bëra ndeshjen që doja. Kur dola, emocionet… jam kështu. Më doli përbrenda, por sot jam i kënaqur e gati për nesër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *