• |
ide | kryesore

Lubonja: Jozefina Topalli ose është delirante, ose e blerë nga Edi Rama!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

I pyetur në studio nëse këto parti të reja do t’i shërbejnë kryeministri Edi Rama apo do të përbëjnë një pol tjetër, Lubonja u shpreh se kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë. Të njëjtën gjë pohoi analisti edhe për Jozefina Topallin, për të cilën flitet se do të krijojë parti.

“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.

Pyetje: Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama?
Lubonja: Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës. Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.

Më tej, analisti u ndal dhe te lajmi i bujshëm i rikthimit të katër fëmijëve dhe një gruaje shqiptare në atdhe nga kampi i ferrit “Al Hol” në Siri, duke thënë se ata janë të traumatizuar dhe kanë nevojë për psikoteraperë dhe jo për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, bëri propagandë me ikjen e tij në Liban.

“Më shumë se lajm i gëzueshëm, është lajm që duhet të na bëjë të mendojmë për shumë gjëra. Së pari, pse ikën ata, çfarë ka ndodhur në këtë Shqipëri apo Kosovë? Në Kosovë më ka bërë përshtypje se sapo u ndërtua shteti, ata ikën që të gjejnë një kuptim jete tjetër. Se si e gjejnë kuptimin është tjetër gjë pastaj. Fëmijët sigurisht i kanë marrë prindërit, janë fëmijë të traumatizuar, ata nuk kanë nevojë që kryeministri të shkojë atje, por duan psikoteraperë për t’i trajtuar dhe kthyer në normalë. Prezenca e kryeministrit atje është propagandë. S’di të bëjë që këta njerëz të mos ikin, t’iu japë shtëpi, por bën lojëra sikur shteti ynë po bën. Besoj se pak shumë ka bërë shteti ynë për t’i kthyer ata.



9 Comments

  1. Ajo i ka të dyja: delirante dhe e blerë, por mund të shtojmë se ajo ngjan me një vrasëse me pagesë kundër demokracisë, PD-së, pasi e ka mjelur bukur dhe don të kaloi në kampin e Patozit, Rudinës & CO. Mjerë ajo me këtë urrejtje të vërbër dhe ata/ato që mund t’i shkojnë pas, nëse ndodh!!??!?!

  2. Shqiptaret si komb jane larg mendesise se nje Evropjani Perendimor ne qasjen qe ka ndaj demokracise. Ky eshte qyteterimi yne. E shoh normale qe lindjen e partive te lidhen me hater mbetjet, hakmarjet personale, mendesise krahinore. Ne asnje rast te pakten per keto parti qe kryetar kane ish fuksionare te PD nuk shoh e ndigjoj ndonje ide apo filozofi qeverisje apo demokratizimi shoqeror si risi e tyre. Kjo dhe per faktin se kane dale nga nje parti e cila vuan ne kete drejtim. Shpresoj qe trendi per partira pa baza filozofike e moral politik te arrijne te reformojne veten e te behen nxites dhe per te tjere parti te medha.

  3. ORE ZOTI LUBONJA QKA MENDON TI KY GREGU ESHTE VELLA APO DJALI I EDI RAMES,SE MERO GELBAZA THOTE SE ESHTE I KRISTAQ RAMES DHE SE EDI RAMA ESHTE PSIKOPAT ME KARTEL MJEKESORE-TANI EDHE LEH SI ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE ADRIATIK DOCI DHE CARLO BOLJA BOLINO JANE CA ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA DHE I SULMOJN GAZETARET E MIRENJOHUR,ANDI BUSHATI FATOS LUBONJA DHE ARMAND SHKULLAKU SEPSE EDI RAMA NUK ARRITI TI BLEJ KURR NE JETEN E TIJ

  4. a mjaft me me jozefin e kompani e cila per pare e qef vret dhe femijet e saj sepse duke shkruajtur per keto funderrina ata mendojne se jane dikushi por nr fakt jane asgjeja

  5. Delirantë , të blerë apo të dyja bashkë ?
    Në vlerësimin e performancës së një politikani apo të një partie, më së pari duhet bërë krahasimi midis kauzave politike që ato përfaqësojnë e mandej edhe më krahasimin e formimit të portretit si njeri apo të nivelit mesatar të njeriut që militon tek një parti.
    Cilido analist shqiptar që përpiqet të analizojë të veçuara këto 3 dekada të ndrimit të sistemit, pa analizuar 45 vitet e diktaturës më të egër komuniste në Europë, të një modeli kriminal stalinist që rezistoi deri në vitin 1992, është një sharllatan e jo analist.
    Që Shqipëria ka një të majtë që vazhdon ta dominojë politikën edhe në kushtet e një kapitalizmi mafioz, kjo nuk ka të bëjë fare me ideollogjinë marksiste, por me mendësinë e sistemit diktatorial duke abuzuar me idenë e marëzishme të “diktaturës së proletariatit”, ide kjo leniniste që kulmoi me stalinizmin në Ish Bashkimim Sovjetik.
    Nuk ishin as Lenini e as Stalini përfaqësues të fillozofisë marksiste që predikonte barazinë utopike apo përfaqësues të proletariatit e aq më keq Enver Hoxha , një aventurier i pa moralshëm e me formim të cunguar intelektual.
    Nuk është e rastit që Edvin Rama ka disa gjëra të përbashkëta me Enverin.
    Edhe ai si Enveri në rininë e tij nuk arriti të kryente ciklin e plotë të arsimimit të lartë, e kaloi një pjesë së rinisë duke vagabonduar në Francë.
    Ndonëse me arsim të cunguar, që të dy shiteshin si të gjithë dijshëm.
    Enveri e pati zgjuarsinë që harbutërinë e injorancën e tij ta fshihte me maskën e liderit të dashuruar me popullin, kurse Rama nuk përpiqet ta ruajë edhe këtë maskë.
    Nëse Enveri pati dinakërinë që të fliste në emër të partisë, Edvini thotë jam si jam, do të bëni si ju them unë.
    Në fillim modelin e tij diktatorial , e propogandoi si një lëvizje rilindase, por kur e pa se u telendis nga opinioni publik për palo Rilindjen e tij, e filloi të ndjejë shuplakat e elektoratit socialist me të cilat mburej se erdhi në pushtet, si “elementë” të “Rilindjes” vazhdon të mbajë poturet aziatike e mjekrën e Ismail Qemalit.
    Për të shkuar tek ndihmësit e tij pseudo demokratë, po shohim se modelin më të spikatur të mënyrës së tij të komunikimit vulgar me publikun, po e imiton Myslim Murizi, një injorant “demokrat antikomunist i pa persekutuar” që mburet se vetëm ai nuk paskesh qenë spiun i sigurimit.
    Këtu dua të vij tek analiza krahasuese e liderëve politike, e cila injorohet nga maniera e marrëzishme e
    përgjithësimit se “të gjithë politikanët janë njësoj hajdutë apo banditë”.
    Nuk mund të gjesh në botën e gjallë të planetit dy qenje të njëllojta identike, me të njejtën ADN, e jo më të pretendosh se të gjithë politikanët e një vendi qenkan njëlloj banditë.
    Është krejtësisht normale që të gjithë njerëzit e botës duan të bëjnë një jetë më të mirë e këtë mund ta arijnë duke bërë më shumë para e duke krijuar një pasuri.
    Por ajo që e ndan të mirën nga e keqja, është mënyra sesi luftohet për ato para dhe a janë të gjithë njerëzit e kësaj bote me aftësi fizike e mendore të njëllojtë në rendimentin e punës ?
    A mund të fitojë njëlloj një njeri budalla me një gjeni ?
    Nga ana tjetër edhe gjenialiteti ka dy fytyra.
    Ka njerëz me anergji “gjeniale” negative mafioze e banditeske, por ka edhe shumë të tjerë me energji pozitive gjeniale.që me produktin e punës së tyre mund të bëjnë një jetë komode, e njëkohësisht të ndihmojnë edhe miliona njerëz të tjerë që ti largohen skamjes ekstreme..
    A ka në botë njerëz apo politikanë të përsosur e pa asnjë të metë ?
    As ka pasur, as nuk ka e as nuk do të ketë kurrë.
    Vlerësimi i performancës tek njeriu , bëhet me analizën krahasimore, se si qëndron ballanci i të metave me të mirat tek cilido njeri, e mandej duke bërë krahasimin midis njerit e tjetrit
    Gjykimi i fenomeneve shoqërore e i njeriut vetëm bardhë e zi, e më keq akom përgjithësimi i gjithshkaje në të zezë, quhet fatalizëm, pra mohimi i progresit që si shtytje ka besimin e shpresën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *