• |
ide | kryesore

Mediat britanike shkruajnë për lindjen e vajzës së Elia Zaharias dhe princ Lekës

-Instant, Paparazzi, Slider

Elia Zaharia dhe Princ Leka në 22 tetor u bënë prindër për herë të parë. Në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Elia solli në jetë një vajzë, e cila u pagëzua me emrin Geraldina, njësoj si stërgjyshja e saj.


Ky lajm është shpërndarë edhe në mediat e huaja, që kanë shkruar për ardhjen në jetë të vogëlushes. E fundit ka qenë mediat e njohur britanike “Daily Mail” që i ka kushtuar një artikull ardhjes në jetë të Geraldinës.

“Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha e Kurorës Elia kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të parë, një vajzë të quajtur Geraldinë. Shqipëria nuk ka pasur monarki për shumë vite, por ajo ka mirëpritur një foshnjë mbretërore!

Familja Mbretërore Shqiptare njoftoi lindjen e Lartësisë së saj Mbretërore, princeshës Geraldinë në 22 tetor 2020. Princesha është fëmija i parë i Princit të Kurorës, Leka dhe gruas së tij, Princeshës së Kurorës Elia. Ajo lindi në orën 9.30 të mëngjesit në Maternitetin “Nëna Geraldinë” në Tiranë, Shqipëri. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Princesha Geraldinë mori emrin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë, e cila ndërroi jetë më 22 tetor të vitit 2002”, shkruhet në artikullin e Daily Mail.

Më pas media kujton dasmën luksoze të Elia Zaharias dhe Princ Lekës të mbajtur në vitin 2016-të. Në të shkruhet se në ceremoni morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, duke përfshirë Princin Michael të Kent – kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu