• |
ide | kryesore

Meta: Më 25 prill fillon epoka e re, shpresoj që deklaratat e miqve europianë të dëgjihen deri të enjten.

Lajme, Të fundit



Deklaratat e komisionerit Varhelyi për Kodin Zgjedhor janë përshëndetur edhe nga presidenti Ilir Meta. Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se shpreson që këto thirrje të dëgjohen nga Parlamenti deri të enjten.

Presidenti Meta thotë se miqtë evropiane duan integrimin e Shqipërisë.

“Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri”, tha Meta.



7 Comments

  1. Epok e re….
    Me cilin te ri…
    Me Ramen…..
    Me Bashen……
    Me Monen………
    Me ty o Like………..
    Apo me Berishen…………………
    Ta gezojm epoken e re. Me fytyrat e vjetra.

  2. O Lapsi si te pavarur qe jeni, jepni ndonje lajme per pashaportat e Metes se qelbe dynjaja kurse ju akoma te thana

  3. Kur ben presion dhe ti o i mbaruar, mender president. Paskeni qene kaq te vegjel, kaq frikacak dhe na keni drejtuar dhe vjedhur per 20-30 vjet. Tani qe po jua cjerrin masken dilni te vegjel te dobet meskine.
    Ju jeni ca pacavire qe burgun e keni pak.

  4. sa varikars njeri ky. njeher i ka armiq europianet, pastaj i ka miq. sipas interesit te tepsis. Malukat e hajdut i felliqur, qe na ben si mbrojtes i kushtetutes. e rendesishme eshte te mos e shkelin te tjeret kushtetuten, kurse like floriri mund te bej ca te doje, e kemi zgjedhur mbret burrin e Mones. cop muti qe vjen ere.

  5. si nuk shkruajti lapsi nje fjal per skanadlin e pashaportave te ketij heroit kombetar te oreve te fundit? duket ca media jeni, komplet te kapur nga like floriri, po mundoheni te na e shisni si hero nje cop muti si ky. turp per ju. prandaj rama gjen e ben. se kur justifikon nje te keqe per te luftuar nje te keqe tjeter, ke deshtuar qe ne fillim.

  6. shpresojm qe pas 25 prillit te te shofim pas hekurave o like floriri, ty dhe gjith ata si ty. vetem atehere ky popull mund te besoj se vertet po fillon nje epok e re. nje cop matrapazi, nje cop hajduti ben si president. hapu dhe dhe merre brenda.

  7. Sikur likja tja hedhi me keto organet e reja te drejtesis dhe ne nje fare menyre te riciklohet politikisht qofte dhe me dy deputet ne parlamentin e ardhshem do behem antar i LSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *