Ai tashmë është duke u trajnuar nga Rafael Cordeiro, për ndeshjen e radhës për filmin në Netflix, e që bazohet mbi jetën e tij personale, shkruan Daily Star.
Një ditë gjatë xhirimeve, Cordeiro pyeti Tyson se çfarë do të thotë lumturia për të, ndërsa përgjigjja ishte mjaft emocionale. “Lumturia për mua është vdekje, sepse kam parë shumë gjëra të këqija dhe humba shumë gjëra në jetën time”, është shprehur ai. Më herët gjatë këtij viti, Mike kishte thënë se është nuk frikësohet edhe nëse vdes: “Po, nuk frikësohem. Për mua është më e komplikuar të jetoj se sa të vdes”.