• |
ide | kryesore

Ministria e Shëndetësisë bllokon Volejbollin, FSHF mendon ta çojë kampionatin në Kosovë

-Instant, Sport



“Pas shumë kërkesave të përsëritura nga FSHV prej një periudhe 8 mujore dhe në momentin kur mezi po prisnim ti riktheheshim parketit, vjen përgjigja më e pakuptimtë e Ministrisë së Shëndetësisë për të mos lejuar aktivitete në ambjente të mbyllura, të kampionateve kombëtare të volejbollit”. Kështu ka reaguar presidenti i Federatës së Volejbollit Erli Pëllumbi, që ka paraprirë atë të FSHV-së, me një krahasim tashmë të përsëritur: “Ndërkohë që janë hapur e funksionojnë palestrat fitness, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinematë, etj., Ministria e Shëndetësisë e konsideron sportin e Volejbollit me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e COVID-19!” ka shkruar Pëllumbi.

Presidenti i FSHV-së ka bërë të ditur më pas, se në pamundësi për të zhvilluar aktivitetin në Shqipëri, Federata do të bëjë të pamundurën që 8 muajt e inaktivitetit të mos shtohen më, në kohën kur situata nuk është se po përmirësohet: “Çudia është kur mendon se volejbolli ka një veçanti që ekipet janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe lojtarët e të njejtit ekip qëndrojnë në distancë në fushë e lojës, e cila është minimalisht 800 m2”. Pëllumbi ka zbuluar më pas planin për ta spostuar kampionatin shqiptar në Kosovë: “Në të gjithë Europën po luhet volejboll duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia etj, për të kulmuar me Italinë që është edhe epiqendra e COVID-19 në Evropë. Do të udhëtojë nesër në Kosovë dhe do të mundohem të arrij një akord për ti zhvilluar ndeshjet e kampionatit tonë aty, në Prizren apo Prishtinë. Do flasim edhe me klubet nëse janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të vogël për të luajtur”, përfundoi numri 1 i volejbollit shqiptar.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1498940396961677&id=464497177072676



1 Comment

  1. vollejbolli ska kontakt fizik jo si futbolli , apo basketbolli

    plus vollejbollin nuk e sheh njeri as ne pallat te sportit as ne televizor 🙂 sport i mbaruar ne shqiperi, gjeten ke te ndalojne 😀

    po tenisin pse nuk e ndalon ministria ? 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *