• |
ide | kryesore

Misteri/ Pse nuk pranoi 15-vjeçarja Eva Dumani të largohej nga kampi Al-Hol

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rasti i 15-vjeçares Eva Dumani që qëndron në kampin Al – Hol në Siri ka marrë vëmendje të veçantë në 2 ditët e fundit kur u kthyen nga ai vend 4 fëmijë dhe një grua. Eva ka humbur babain në luftë dhe pak muaj më parë humbi edhe gjyshen lejoi që të kthehej vëllai i saj Endri është fshehur në momentin që autoritetet kanë shkuar për të marrë shqiptarët e kampit.

Në një mesazh dërguar për gazetarët e A2 CNN ajo thotë se nuk dëshiron të kthehet dhe se linte amanet vëllain e saj. Xhetan Ndregjoni, daja i Eva Dumanit tha për emisionin “Real Story”, në News24, tha se nuk është e vërtetë që 15-vjeçarja nuk ka dashur të vijë, por sipas tij ajo ka pasur frikë dhe presion brenda kampit.

“Shoh që qarkullon se nuk ka dashur Eva të kthehet. Eva është 14 vjeçe, unë kam humbur kontaktet me të. Që kur ka ikur s’kam reshtur. Kam arritur të kontaktoj shumë njerëz.

Është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme të thuhet që Eva nuk ka pranuar të vijë. Ne pamë sekuencat e kampit. A kuptoni se çfarë bëhet atje? Atje është një katrahurë e paparë. Shihni pamjet dhe thoni si duhet të mendojnë ata njerëz.

Ajo ka pasur frikë që të kthehej, por ndoshta ka pasur edhe presion brenda kampit. Ajo ka bërë një zgjedhje mes vetes dhe vëllait. Solli vëllain, se ishte në gjendje shëndetësore shumë të ligë, shumë të rënduar. Nëse Endri do kalonte dhe një muaj në atë kamp, nuk do të ishte më”, – tha daja.

Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 8 dhe 6 vjeç, kur babai i tyre i rrëmbeu 6 vjet më parë dhe së bashku me ta shkoi drejt Sirisë për t’ju bashkuar xhihadistëve në Shtetin Islamik.

Një vit më pas, gjyshja e tyre Mentije Dumani shkoi drejt Sirisë për të tërhequr fëmijët, por edhe ajo mbeti atje, e burgosur së bashku me fëmijët në kampin Al-Hol deri sa ndërroi jetë disa javë më parë.

Autoritetet që janë marrë me kthimin e shqiptarëve në atdhe thanë se në kamp qarkullon një lajm i rremë se shqiptarët do t’i dërgojnë në një tjetër kamp ku do t’i vrasin. Nuk përjashtohet edhe pista që gratë e tjera janë ende të radikalizuara dhe nuk nën propagandën e grave të tjera nuk pranojnë kthimin. ©LAPSI.al

Po kthehet Endri, mungon Eva. Daja i fëmijëve për Abcnews.al: S'dimë ç'po ndodh me vajzën - Abc News



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *