• |
ide | kryesore

“Mund të jesh i vdekur dhe nëse mer frymë”: reagimi i fortë i presidentit të FSHB Ponari

-Instant, Sport

Ministria e Shëndetësisë i dha fund shpresave të Basketbollit për tu kthyer në aktivitet me një nen të vetëm. Pas 8 muajve ndërprerje totale e kur baret, restorantet apo palestrat janë të hapura, basketbolli është konsideruar sport me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e infektimit me Covid 19, duke qenë se luhet në ambjente të mbyllura. Ky vendim i MSH ka bërë që tashmë të reagojë ashpër Federata e Basketbollit përmes një postimi që mban firmën e presidentit të saj Avni Ponari.


“Dëshira është e madhe por burokracitë po çojnë drejt asfiksimit total të Basketbollit në Shqipëri – shkruan reagimi -. Tashmë pandemia mbush 8 muaj nga bllokimi i aktiviteteve zyrtare të Basketbollit në Shqipëri, dhe përgjigja nga MASR për të Rifilluar ose Jo, erdhi DJE… aq shumë pritje saqë vendet fqinje po bëjnë disa javë që kanë vazhduar aktivitetet e tyre kombëtare, ndërsa NE u bëmë gati për START me mendimin se tashmë rruga e vetme ishte rifillimi, por në Shqipëri menefregizmi për sportin nuk ka fund!


FSHB ka kujtuar se FIBA pret listat përfundimtare të ekipeve kombëtare femra dhe meshkuj, ndërsa ka bërë një krahasim me vendet fqinje, përpara sulmit final: “Pandemia kërkon kujdes, shëndeti është parësor, por vendet fqinje (pa përmendur vendet e zhvilluara Europiane) e kanë të qartë se shëndeti është sa fizik dhe psikologjik. Mund të jesh i vdekur dhe nëse mer frymë!”

Menefregizimi nuk kursen as flamurin Shqiptar në Basketboll!

Kampionatet kombëtare nuk arritën të zgjonin nga agonia MASR-në, ndërsa ekipet kombëtare i zgjuan, por si duket nga agonia e thellë nuk patën shikim të qartë dhe ecën duke shkelur mbi FLAMUR.

Tashmë pandemia mbush 8 muaj nga bllokimi i aktiviteteve zyrtare të Basketbollit në Shqipëri, dhe përgjigja nga MASR për të Rifilluar ose Jo, erdhi DJE… aq shumë pritje saqë vendet fqinje po bëjnë disa javë që kanë vazhduar aktivitetet e tyre kombëtare, ndërsa NE u bëmë gati për START me mendimin se tashmë rruga e vetme ishte rifillimi, por në Shqipëri menefregizmi për sportin nuk ka fund!

Në një kohë që FIBA pret listat përfundimtare të ekipeve kombëtare femra dhe meshkuj, ne vazhdojmë në paraburgim pa pasur akuza.

MASR thotë JO.

Ekipi kombëtar femra, dje duhej të fillonte grumbullimin nën drejtimin e tr.Mirza Alibegaj, në mënyrë që të fitonte kohën minimale për pregatitje në prag të ndeshjeve më dt.12 dhe 14 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Turqisë dhe Lituanisë. Dje u kujtuan se ka dhe Basketboll në Shqipëri, sollën përgjigjen që duhet ta sillnin muaj më parë, sollën përgjigje negative edhe pse FSHB në bashkëpunim me FIBA ka hartuar të gjitha procedurat Anti Covid-19 për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, edhe pse vendet fqinje po kalojnë në fazë për zhvillimin e procedurave për rikthimin e tifozerisë.

Ekipi kombëtar meshkuj duhet të grumbullohet sa më parë për përfaqsimin e Shqipërisë më dt.26 dhe 28 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Bjellorusisë dhe Portugalisë. Pavarsisht mungesës së kampionateve kombëtare, lojtarët dhe tr.Afrim Bilali janë të gatshëm për të përfaqsuar sa më mirë Shqipërinë dhe për të dhënë një sinjal për rikthimin e normalitetit në Basketboll.

Dëshira është e madhe por burokracitë po çojnë drejt asfiksimit total të Basketbollit në Shqipëri.

Përfaqsimi i Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare është detyrim i FSHB-së i përcaktuar sipas Ligjit të Sportit të hartuar nga shteti Shqiptar. Organizimi i ekipeve kombëtare faturon një kosto të majme për FSHB, në funksjon të grantit vjetor që akordohet nga shteti Shqiptar për Basketbollin.

Pjesëmarrja ka kosto të mëdha, por MOSPJESËMARRJA ka kosto edhe më të mëdha… të llogaritura deri në 100 mij euro, një faturë më e madhe se granti vjetorë për basketbollin në Shqipëri.

Shprehja “Hip se të Vrava, Zbrit se të Vrava”, tashmë na erdhi rradha ta përdorim dhe ne.

Kërkojmë zgjidhje, dhe nëse nuk ka ide mund të kopjojmë nga vendet fqinje.

Pandemia kërkon kujdes, shëndeti është parësor, por vendet fqinje (pa përmendur vendet e zhvilluara Europiane) e kanë të qartë se shëndeti është sa fizik dhe psikologjik.

Mund të jesh i vdekur dhe nëse mer frymë!

Sporti, Arti dhe Kultura japin vlera shpirtërore, tejet të rëndësishme për mirëqenien e njeriut.

Vlerat po zhduken, po shkelen, dhe kujdesi për mirëqënien shihet sot për sot, a thua sikur nuk do të ketë më jetë pas Covid-19!

Në prag të aktiviteteve ndërkombëtare, mbetemi me flamurë në gjysmë shtizë dhe kemi vetëm një pyetje për MASR-në:

“Çfar do të bëjmë me flamurin Shqiptarë?”

https://www.facebook.com/FSHB.ALBANIA/posts/2731163647172111

1 Comment

  1. as nuk i sheh njeri as ne pallat te sportit as ne televizor 🙂 sport i mbaruar ne shqiperi, gjeten ke te ndalojne 😀

    po tenisin pse nuk e ndalon ministria ? 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu