• |
ide | kryesore

Nuk do të ketë Ronaldo kundër Messi në Champions: tamponi i CR7 përsëri pozitiv

-Instant, Sport



Nuk do të ketë sfidë kundër Lionel Messi për Cristiano Ronaldon. Portugezi i Juventus i është nënshtruar dy tamponeve që kanë evidentuar përsëri pozitivitetin ndaj Koronavirus. CR7 nuk mund të jetë kështu në fushë në sfidën e Allianz kundër Barcelonës. Ronaldo, që është jashtë fushës që në 13 tetor dhe ka qenë gjithë kohën asimtomatik, shpresonte se e kishte kaluar virusin e se mund të kthehej më në fund në fushë, por pritja e tij me sa duket nuk ka përfunduar ende.

Tamponi i fundit i bërë nga portugezi në ditët e fundit kishte treguar një ngarkesë virale shumë të ulët dhe kjo gjë e kishte bërë Pirlon e Juventus që të shpresonin në prezencën e CR7 në ndeshjen e të mërkurës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *