• |
ide | kryesore

Rama: Jemi gati për fazën e dytë të riatdhesimeve, janë operacione të vështira, nuk po marrim fëmijët nga kopshti

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas arritjes në atdhe të 4 fëmijëve dhe gruas të cilët u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri, kryeministri Rama shprehet se operacioni i shpëtimit do të vijojë dhe me fëmijët e tjerë. Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë tha se prej 1 viti, autoritetet shqiptare dhe ato të huaja po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre, por operacioni i kthimit në Shqipëri nuk është i lehtë. Ai tha se në këtë operacion ndikojnë shumë faktorë pengues.

“Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve. Besoj që herët ose vonë do sjellim pjesën tjetër këtu në Shqipëri.  Më vjen keq, me gjithë respektin për punën tuaj. Ka një vit që ne punojmë ngushtësisht me strukturat në ato zone. Nuk kemi pasur problem me gjetjen e lokacioneve. Ka të bëjë me operacione komplekse. Duhen marrë parasysh të gjitha kushtet. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit ndaj duhet një punë shumë e detajuar dhe përgatitje. Drejtori i antiterrorit ishte për 4 javë në atë vend. Nuk ka dyshim që nxjerrja e fëmijëve nga një ferr, nuk është njësoj si nxjerrja e tyre nga kopshti. Janë në mes forca të ndryshme, forcat në kamp apo dhe prindërve të tyre të radikalizuar. E gjitha është komplekse por puna e bërë në kamp ka qenë intensive me prezecën e drejtorit të antiterrorit. Siç e kam thënë dhe sot, e gjithë kjo është mundësuar nga struktura në Liban të cilët më kanë informuar. Nuk dua të jap detaje pasi mund të kompromentojmë marrëdhëniet e ngritura me këto faktorë”, tha Rama.



4 Comments

  1. Punen e beri Gjysemhena e Kuqe Siriane,dhe meritat po kerkon t’i marre karagjozi i Surrelit,bile na ankohet,se nuk qenka pune e lehte dhe se nuk po merren femijet nga kopeshti.Sa poshte ka rene paturrpesia e ketij te gjatit (qe nuk e kap as ligji,se eshte dy metra )

  2. Jo po shkove luftove ti me ISIS dhe jua hoqe ato nga thonjte. A pleher muti. Po adminsitrata e kampit thonin me nje kerkese nga ambasada apo konsullata femijet mund te riatdhsohen, kurse ky na e ben sikur ca ka bere.

    Pleher burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *