• |
ide | kryesore

Rama: Rruga për të riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në Siri është e vështirë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga për të riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në Siri, fëmijë e të rritur, është e vështirë dhe mes labirintheve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u pyet në lidhje me faktin se sa është numri i fëmijëve që ndodhen aktualisht në Siri, ai u mundua që të ishte i rezervuar për këtë pjesë.

“Prej disa javësh e kemi ngritur këtë strukturë. Vendimin për të hyrë në territor është marrë në momentin e duhur. Ne ishim gati qysh më parë. Jo vetëm për këta 4 fëmijë, por dhe të tjerët. Do të jemi nën kujdesin e tyre, me mësues, psikolog, me fëmijën, duke i integruar në strukturat e posaçme. Nuk diskutohet, se kush ka bërë krim, do i nënshtrohet drejtësisë. Këto nuk janë çështje të mijat. Rastet individuale janë të tilla. Do i ndjekin institucionet rrugët ligjore. Ne jemi duke ndjekur shtetasit shqiptarë. Situata do të ishte më e komplikuar dhe e pamundur. Thash që nuk bëhet fjalë për një rrugë, por për një labirinth. Ka shumë faktorë dhe pengesa që duhen kapërcyer. Struktura jonë e anti-terror e ka treguar veten dhe në raste të tjera. Veprimtaria e saj është larg syve të publikut e lavdi Zotit dhe të medias. Nuk mund të jap asgjë ekzakte, pasi së pari të gjitha identifikimet janë në përpunim e sipër nga strukturat përkatëse.”, tha Rama.



3 Comments

  1. Me vjen keq per Sander Lleshken qe asnje foto nuk ka bere, e jo me te fliste. Shume keq. Ia mor Rama te tera. Pale, edhe fjalimin qe do kete pergatitur dite e nate tani ska ku ta lexoje. Shum keq seriozisht.

  2. Na i shpifi e ke detyre je me von se cdo shtet tjeter kosova ka 1 vite te gjet si ato kurva qe rrin duke ber foto dhe ne habe je ber me keq ke ber pickn e lindes ti zbraze shqiperin o mute

  3. Po pse mo mulla omar hallin e mjekrave te isis te mbajme, pak halle kemi. Po keta moterqira pse nuk luftojne pe shqiperine ne jane kaq trima dhe patriote.
    Na cate karin me injorantefshatare. Hajde karet ne vesh o mulla omar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *