• |
ide | kryesore

The Haunting of Bly Manor, seriali horror i vlerësuar nga kritika (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Ju mund të mos i keni qejf vërtet historitë horror me fantazma, por “The Haunting of Bly Manor” ka të gjitha gjasat që t’ju pëlqejë, pasi para se të jetë një subjekt me histori paranormale dhe horror, është në radhë të parë një dramë.

“The Haunting of Bly Manor”, krijuar nga Mike Flanagan për Netflix, është bazuar te libri i vitit 1989 i Henry James, “The Turn of the Screw”. Seriali është i dyti që pason antologjinë “The Haunting”, pas “The Haunting of Hill House”. Pjesa më e madhe e kastit është rikthyer, por rrëfimet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Historia e “The Haunting of Bly Manor”, ku luajnë Victoria Pedretti, Oliver Jackson-Cohen, Henry Thomas, Kate Siegel, Carla Gugino dhe Catherine Parker, tregon për dukuri jo normale, për një dramë kolektive familjare. Një grua punësohet për t’u kujtesur për mbesën dhe nipin e një familjeje të pasur. Pasi mbërrin në pronën e tyre, ajo fillon të vërë re shfaqje të çuditshme. Në Rotten Tomatoes, seriali ka një vlerësim 7,27/10. Kritikët thonë se nuk është aq i frikshëm sa paraardhësi i tij, por truket drithëruese gjatë skenave të filmit janë padyshim një hyrje e fortë në historinë e prodhimeve horror. Edhe në Metacritic “The Haunting of Bly Manor” u vlerësua përgjithësisht pozitivisht.

Pavarësisht historisë së frikshme, seriali nuk ka për qëllim që t’ju bëjë të ulërisni nga frika. Në fakt, më tepër rëndësi ka e mbinatyrshmja si mjet për të zbuluar ndjenja të papërshkrueshme, si terrori apo dashuria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *