• |
ide | kryesore

Tre të vdekur dhe 197 raste të reja me koronavirus në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se në Kosovë janë testuar gjithsej 1.018 mostra gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave rezultojnë 197 raste pozitive. Po ashtu në orët e fundit janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste,  669 prej të cilëve  raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 2.478.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *