• |
ide | kryesore

Varhelyi: Meqë kryeministri e mirëpret opinionin e Venecias, le ta presë përpara se të votojë Kodin Zgjedhor

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka këmbëngulur që Kuvendi të presë opinionin e Venecias. Një ditë pas reagimit të parë, në të cilin Varhelyi bëri thirrje që Kuvendi të presë opinionin e Komisionit të Venecias para rivotimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, komisioneri ka përsëritur thirrjen e tij në Twitter. Duke iu referuar reagimit të kryeministrit Rama, komisioneri Varhelyi shkruan se nëse ai e mirëpret opinionin e Venecias atëherë të presë daljen e tij para rivotimit.

“Jam i lumtur që kryeministri mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias mbi ndryshimet Kushtetuese të Korrikut. Prandaj do të ishte e udhës të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Shpresoj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.”, shkruan komisioneri në Twitter.



3 Comments

  1. Ku mer vesh Rame podhalaci mer jahu, ky palle gomari e don ti ngulesh gozhden ne balle dhe prap loqja thote jam ne enderr???

  2. Po meqe Meta e kishta ndare mendjen ta conte ceshtjen ne komisjonin e Venecias, perse periti minuten e fundit per ta bere ?
    Perse nuk e coi problemin ne Venecia para 3 javesh ?

    1. E coi atehere kur parlamenti i dha ligjin e aprovuar. Nuk mund ta conte me pare..Nejse , i solle dhite ne shtepi ti? Nashti bej komente..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *