• |
ide | kryesore

“Venecia” pranon të shyrtojë kërkesën e Metës për Kodin, por jo me procedurë urgjente

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kerkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të dhënë një opinion për ndryshimet që Parlamenti miratoi në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Sipas një letre që ky komision i ka dërguar kreut të shtetit thuhet se e pranon kërkesën e Presidentit Meta dhe në seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të bëra në Shqipëri.

Por Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e Metës për ta shqyrtuar kërkesën me urgjencë me argumentin se ka pak kohë deri në seancën e radhës dhe se ajo do të kalojë me procedurë normale në muajin dhjetor.

Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do ta presë opinionin e Venecias dhe do ta rrëzojë dekretin e Metës. Rama nuk ka dëgjuar as apelet që kanë ardhur nga Bashkimi Europian për të mos u nxituar. ©LAPSI.al

LETRA

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në kohën më të shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe për kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

Juaji me besnikëri,
Gianni Buquicchio



2 Comments

  1. shume mire komisionikthen pergjgje te pakten .

    Por nje pyetje kamMathew Palmer aka bythen , zgjedhjet e 30 qershorit jane apo jo te ligjshme dhe kur duhet ta marre ne shqyrtim ceshjten gjykata kushtetuese per ligjshmerine e zgjedhjeve lokale ???

  2. Pra , po ta lexosh artikullin do te kuptosh se pergjigjia nuk vjen para dhjetorit . Venecia nuk ka pranuar te aktivizoje proceduren URGJENTE. Kjo ceshtje pasi te shqyrtohet do te cohet ne mbledhjen plenare te ketij komiteti ne Dhjetor per aprovim .
    Nje pyetje kam per Meten . Pse priti minuten e fundit per te kerkuar mendimin e Venecias ? Te enjten kodi zgjedhor shkon ne palament .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *