• |
ide | kryesore

Zhupa i përgjigjet Veliajt: E vërteta për investimet që bëri Basha në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u është përgjigjur akuzave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për investimet që u kryen kur kryeqytetin e drejtonte Lulzim Basha.

Zhupa thotë se faktet janë aty dhe se investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetëm për 2012 – 2014 janë ndërtimi i 1 shkolle të mesme; rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme; ndërtimi dy shkollave 9 – vjeçare, rikonstruksion dhe shtesë në 5 shkolla 9-vjeçare; ndërtimi i 4 kopshteve; rikonstruksion dhe shtesë në 8 kopshte; rikonstruksioni i 7 çerdheve; sistemim sheshi dhe terrene sportive për 3 shkolla 9-vjeçare dhe se vetëm ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse. Sipas Zhupës, kaldajat me naftë u zëvendësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro.

“Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdhër te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015 do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat. Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot? Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!” – e mbyll Zhupa. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *