• |
ide | kryesore

Çudia e papritur/ Cili TV e dha dhe cili e censuroi themelimin e partisë së Jozefina Topallit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse ishte paralajmëruar Jozefina Topalli kreu sot pasdite aktin e themelimit të një lëvizjeje të re politike.  Në një sallë të mbushur kryesisht me të rinj të mbuluar me maska, në shpalljen e “Lëvizja për ndryshim”, Topalli foli kundër tre partive të mëdha që i vuri në të njëjtën linjë.

Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës  

Por ajo që bëri përshtypje ishte kahasimi i mediave që e transmetuan këtë eveniment dhe i atyre që i fikën ekranet për të. News 24, që transmeton me shpejtësinë e dritës çdo përgënjeshtrim të kompanive të inceneratorëve kundër Bashës e kishte cilësuar të panevojshëm pasqyrimin e këtij evenimenti që i bën dëm opozitës zyrtare.

Edhe Ora News  e njohur për linjën e saj kundër qeverisë kishte zgjedhur në atë kohë ti’a kushtonte transmetimin live një akiviteti të LSI me partinë e një lagjeje.

Por, çudia më e madhe ishte se flajimi i plotë i ish nënkryetares së PD-së, u transmetua i plotë nga Syri TV, një ekran që mban më shumë linjën e Sali Berishës brenda pozitës. Ish lideri historik ka deklaruar gjithmonë se Basha bëri gabim me mos përfshirjen në listë të asaj që ai e ka mbajtur për një kohë të gjatë në krahun e vet të djathtë.

©Lapsi.al

Lind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehetLind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehetLind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehetLind "Lëvizja për ndryshim", Jozefina Topalli rikthehet



11 Comments

  1. Mosssss more….nuk i paska kapur mediat e tjera Rama, se meqe ai i ka krijuar keto parti sipas Lulit i bie qe mediat e Rames te ishin live….

  2. E ke gabim Bushat! Ky “event” nuk i bën dëm Opozites zyrtare!
    Keto lloj monstrash pa shtylle kurrizore i sjellin vecse dobi kauzes se perbashket te shqiptareve – rrezimit te klanit kriminal te vetquajtur “Rilindja”.

  3. E dhsavizion plus ,klan ,top channel ,report tv, tvsh, gazeta tema ,alpenews,dita, etj etj

    Te gjithe mediat e rames pro qeverise po ato media qe japin murrizin hajdarin, gjuzin dhe qe na e bejne fushe lule tiranen e lali erit dhe shqiperine e edi rames. A thua se ne jetojme ne hene dhe nuk i shohim dhe nuk i dime sesi jane gjerat perdite ne te vertete.

    Keto media e dhane lajmin te tera lajmin.

    Dhe nja dy portale qe u pelqen vetja te vetequhen gazetare origjinale edhe pse jane plot me inate kapricio vetekenaqesi e privilegje. Aspak reportere dhe analiste objektiv por komentatore koke e kembe

    Dmth media kazan si ka thene i madhi globali edi rama

    Edhe rd.al e ka dhene lajmin

    Nje pyetje interesante per publikun e kulturuar te lapsit,: a eshte delirante jozefina?
    Kush ja pagun ata qe i shkojne pas ne keto ceremoni?
    Mos valle e ka seriozisht apo do ti beje opoziten opozites pikerisht kur Rama gjendet nen kerkesat e vazhdueshme te ke be gjermanise etj qe te mos e rivotoje kodin?
    Dmth po ta perkthesh ne fakte konkrete europa po i thote rames te ike .
    Tani ca roli ka edhe nje here jozefina??
    Apo do jete ne te njejtin front si patozi hajdari murrizi dhe bamir topi tu honger fara??

    Sa i embel qenka leku , del ish kryetarja e parlementit dhe ben veten per 2 leke…

  4. Sa bukur e ke argumentuar o Muti i Kristaqit! Do te kishte zili edhe komunisti me i devotshem me slloganin; dhimbjen e kthejme ne force

  5. Xhozi ,Astrit suma, Lymi ujku Lushnjes Rudina vize dradicionalja,do te bejne gjithkush nga nje parti ,po partia e peste e kujt do te jete se jame ne dileme?! apo do te jete e Nimut Musait derrit te Patosit ,u pika qe su bie pasi u ngopen me te pegeren e Sales tani do fillojne te lipijne nga suma e Edvinit ,do te kenaqen shume se e pegera e tije ka mbetje toxike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *