• |
ide | kryesore

‘Demoni i Parisit’/ Bota myslimane e tërbuar me Emanuel Makronin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Në faqen e parë të një gazete konservatore iraniane, ai ishte “Demoni i Parisit”. Në rrugët e Daka-s ai u dënua si një udhëheqës që “adhuron Satanin”. Jashtë ambasadës franceze të Bagdadit, një foto e Emmanuel Makron u dogj së bashku me flamurin e Francës.

Zemërimi po rritet në të gjithë botën myslimane ndaj presidentit francez dhe sulmeve të tij të perceptuara si ndaj Islamit dhe profetit Muhamed, duke çuar në thirrje për bojkot të produkteve franceze dhe paralajmërime sigurie për qytetarët e Francës në shtetet me shumicë myslimane.

Reagimi ka shpërthyer në një botë jashtëzakonisht të larmishme myslimane me një mori kulturash, sektesh, sistemesh politike dhe nivelevesh të zhvillimit ekonomik. Reagimi ka ngjallur ankesa historike e moderne nga tregjet e Heratit në Afganistan, në lagjet më të mira të Amanit dhe universitetet e Islamabadit.

Tensioni po zien që nga shtatori, kur revista satirike Charlie Hebdo ribotoi karikaturat e profetit Muhamed në prag të gjyqit ndaj 14 personave të akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist kundër zyrave të kësaj reviste, në 2015, për botimin e të njëjtave karikatura.

Charlie Hebdo rrezikoi të ndizte më tej tensionet me Turqinë duke vendosur një karikaturë që tallet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan në faqen e parë të edicionit të saj të botuar në internet, të martën në mbrëmje. Zëdhënësi i Erdogan, Fahrettin Altun, shkroi në Tuitter: “Ne dënojmë këtë përpjekje të neveritshme nga ky botim për të përhapur racizmin dhe urrejtjen e tij kulturore”.  

(Karikatura e djeshme që Charlie Hebdo i bëri Presidentit Erdogan.) 

Gazeta u nxit nga një fjalim që Makron dha më parë këtë muaj duke njoftuar qëllimin e tij për të luftuar “separatizmin Islamist”, në të cilin ai e përshkroi besimin si “në krizë në të gjithë botën sot”, duke shkaktuar kundërshtime nga disa udhëheqës dhe komentatorë myslimanë.

Një dy javë më vonë, mësuesit frëngjisht Samuel Paty iu pre koka jashtë shkollës së tij pasi i tregoi klasës karikaturat e profetit Muhamed. Vrasja, që thuhet të jetë kryer nga një mysliman i ri me origjinë çeçene, ka nxitur bastisje ndaj disa ekstremisve të dhunshëm që akuzohen për ngjarjen dhe disa grupe islamike.

Dy qytete franceze, Toulouse dhe Montpellier, nxorrën karikaturat e Charlie Hebdo, përfshirë atë të profetit islamik në muret e ndërtesave të tyre të këshillit rajonal, si një gjest sfidues dhe mbrojtjes së sekularizmit, pas një vendimi nga kreu i rajonit të Occitanie, Carole Delga. Emmanuel Makron tha në një fjalim në Paris se vendi i tij “nuk do të hiqte dorë nga karikaturat”. 

(Foto nga Toulouse dhe Montpellier, bashkitë nxjerrin karikatuarat që Charlie Hebdo i bëri Profetit Muhamed në mes të qyteteve.) 

Protestat më të fundit ndodhën në kryeqytetin e Bangladeshit të martën, ku policia vlerësoi rreth 40,000 të përfshirë në një demonstratë të organizuar nga partia më e madhe islamike e vendit.

Ahmad Abdul Quaiyum, një udhëheqës partie iu drejtua turmës dhe quajti Makronin një satanist. Ai i gazetës The Guardian se ishte provokuar nga karikaturat e profetit Muhamed që u transmetuan në muret e disa qyteteve franceze javën e kaluar si një gjest sfidues pas vdekjes së mësuesit Paty.

Është e ndaluar të vizatosh Muhamedin”, tha Quaiyum. “Dhe çfarë bënë ata? Jo vetëm që e vizatuan atë, por e bënë karikaturë atë në një mënyrë të turpshme dhe Makron e projektoi karikaturën në një ndërtesë shumëkatëshe me mbrojtjen e policisë. Kjo është shumë fyese, lënduese dhe e papranueshme.” 

Edhe për vëzhguesit më pak të zjarrtë në Bangladesh, mbrojtja që Makron i bëri të drejtës për karikaturimin e profetit të Islamit provokoi një shqetësim të thellë. “Presidenti francez tha se kjo është e drejta e tyre për të folur, e drejta e tyre e shprehjes, por unë nuk mendoj se fjala e lirë do të thotë mosrespektim i besimeve të tjera fetare,” – tha Fida Hasan, 26 vjeç, një mjek në Daka.

“Unë nuk e pranoj vrasjen e mësuesit ose vrasjen e vrasësit të [Paty],” shtoi ai. “Por është një rrugë me dy kalime. Nëse askush nuk bën komente urrejtëse që synojnë besimet thelbësore të një feje tjetër, kjo lloj dhune e tmerrshme gjithsesi do të zvogëlohet.” 

(Protestë kundër Presidentit francez në Karachi, Pakistan.) 

Perceptimi që lideri francez po kërkonte të rimodelonte Islamin preku plagë të thella, tha Asma Barlas, një profesoreshë në pension e shkencave politike në Universitetin e Itakës në Nju York.

“Emmanuel Makron po ndjek traditën e vjetër shekullore të Europianëve që u tregojnë muslimanëve se si duhet të interpretojmë, ose të jetojmë, fenë tonë – të cilën evropianët rrallë u tregojnë njerëzve të besimeve të tjera fetare – për shkak të veprimeve të një grushti muslimanësh,” tha ajo.

“Europa gjithashtu ka pasur një histori të gjatë me terroristë jo-myslimanë, por veprimet e tyre rrallë, ose kurrë, i atribuoheshin‘ krishterimit ‘, “- tha ajo. “Natyrisht, myslimanët që nuk janë terroristë – që do të ishin 99,99% prej nesh – janë zemëruar nga mënyra në të cilën feja jonë anatemohet.” 

Vërejtjet e Makron janë transmetuar shumë në Jordani, duke përfshirë programe të sponsorizuara nga shteti që zakonisht janë të kujdesshme se si i trajtojnë temat e e nxehta. Gjithashtu, shumë njerëz kanë ndryshuar fotografitë e tyre të profilit nëpër mediat sociale si Facebook, duke shtuar një kornizë me kërkesën, “Respekto Muhamedin”. 

(Protestë kundër Emmanuel Macron në Jordani.) 

Edhe atje, historia koloniale është akoma e freskët dhe ngjalli një ndjenjë thumbuese humbjeje, tha Mohammad Faoury, 33 vjeç, i cili punon për një organizatë ndërkombëtare ndihmash në Aman.

“Unë jam duke parë njerëz që sjellin të kaluarën koloniale të Francës dhe fotografi të ushtarëve francezë që mbajnë kokat e prera të anëtarëve të rezistencës algjeriane”, tha ai. “Njerëzit mendojnë për deklaratën e Makron si sulm të drejtpërdrejtë mbi identitetin dhe kulturën e tyre. Ata ndihen të fyer ”. (përkthen lapsi.al) 

Ai nuk përjashtoi faktin që qeveritë në disa shtete myslimane panë një mundësi për të mbledhur mbështetje popullore duke demonizuar Makronin, por tha se zemërimi ishte i vërtetë.

Irani të martën thirri diplomatin e lartë të Francës në vend për të protestuar ndaj “qëndrimeve anti-islamike” të Makron mes një tërbimi të përhapur – pasqyruar dhe nxitur nga faqet e para të gazetave që përshkruanin udhëheqësin francez si një djall dhe një terrorist.

Mohammad Reza Vahidzade, një studiues në Teheran, tha se mbështetja e Makron për karikaturat ishte hipokrite, duke iu referuar dënimit që lideri francez i bëri vitin e kaluar presidentit brazilian Jair Bolsonaro për mbështetjen e një komenti në mediat sociale. Komenti ishte kritik ndaj gruas së Makronit.

“Makron tha në një konferencë për shtyp se Bolsonaro nuk ka të drejtë të fyejë gruan e tij dhe se ai nuk e meriton aspak presidencën,” tha Vahidzade. “Por ai i jep vetes dhe të tjerëve në perëndim të drejtën të fyejnë një profet i cili respektohet nga miliona njerëz në të gjithë botën.” 

Maria Liaqat, një studente filozofie në Universitetin Quaid-i-Azam të Islamabadit, tha se ajo e konsideroi qasjen e Makronit si “Islamofobe” dhe provokuese të panevojshme. “[Por] vrasja e Patit ishte një veprim brutal, nuk është zgjidhje të vrasësh një njeri për shkak të pikëmpamjeve të tij personale,” – tha ajo.

Udhëheqës të tillë si kryeministri i Pakistanit Imran Khan, ishin gjithashtu të lumtur për të ndezur zemërimin e njerëzve për qëllimet e tyre, shtoi ajo. “Khan po e përdor këtë çështje vetëm për të na tërhequr vëmendjen nga ekonomia e gjymtuar dhe qeverisja e keqe,” tha ajo. “Bojkotimi i mallrave franceze nuk është zgjidhja, por fatkeqësisht shumica e vendit mund ta mbështesin atë.” 

Përshtati në shqip nga The Guardian, ©LAPSI.AL 

(Protestë kundër deklaratave të Presidentit Markon në qytetin Ramullah të West Bank-ut, në Palestinë.) 



10 Comments

  1. A do shpetoni nga covidi po’ bete karikature profeti?
    A do shpetoni nga shkaterrimi qe po’ ju sjell droga ,prostituzioni,
    A do shpetoni nga martesat e gejve
    A do shpetoni nga diskreditimi i kishes me pedofili e me gej.
    A do shpetoni nga kriza qe e Ka kap boten per fyti?
    Jo.
    Po’ te shpetonit as myslymaneve
    As profeti vete nuk do ti kishte ardhur keq.
    A keni pare ndonje myslyman qe te shajne Jezu Kristin,Moisiun, Abraham in?
    Jo
    Sepse ata permenden me dhjwtra here ne Kuran
    Ne besuam engjejt ,librat e Zotit
    Te derguarit e Zotit
    Ne nuk bejme dallim ndermjet te derguarve(El Bekare ).
    Islami eshte Fe e paqes
    Mos e ngaterroni me terrorismin.
    Profeti Muhamed e Ka thene vete
    Mos Ju qasni asaj qe eshte e dyshuar
    Permbajuni vetem Kuranit dhe theniwve te profetit.

    1. .MENDOJ ASHTU UNE DHE, VELLA KETE THENE KE E MIRE SHUME

      .KARIN VARI

      .PERHERSHEM I YNE LIDERI RAMA EDI RROFTE

      .TY ME QOFTE PAQJA

  2. Problemi eshte se Franca eshte nje shtet dhe kulture hipokrite qe nuk e ka te drejten ti beje kujt moral per ceshtje te lirise se fjales.

    Perpara se te vazhdoj me tej me le te them dy fjale. Ne rradhe te pare une nuk jam mysliman, as edhe nga trashegimnia familiare. Ne rradhe te dyte une besoj ne absolutizmin dhe pakufijshmerine e fjales se lire, absolutisht askush dhe asgje nuk eshte pertej saj sado dhimbje te shkaktohet.

    Ne kete aspekt, jo vetem Franca, por gjithe establishmenti politik perendimor jane ne kokrren e hipokrizise. Koncepti i tyre i fjales se lire duket se vlen vetem ne nje drejtim, ne drejtimin e te sulmuarit te cdo vlere tradicionale apo kulturore qe kushdo mund te kete. Ne rastin ne fjale ndodh qe te shenjestruarit na qenkan ca provinciale disi fshataresk dhe jo shume optike te botes se trete, e ngrehet perpjete me thjeshtesine me te madhe palo-intelektualeria urbane e i jep vetes te drejten ti pjerdhe goja ca moralizma boshe sa per dozen ditore te gishtave lart ne medja sociale, dhe ta mbylle debatin me kaq. Nderkohe qe po kjo France sot moralizuese, ka futur njerez ne BURG pse kane ngritur pyetje te caktuara rreth ca ndodhive te caktuara ne te shkuaren a afert.

    Sot qenkan ca bythzinj orienti te shenjestruar nga ciniket trima e sypatrembur “Charlie Hebdo”, qe ne kontexte te tjera “te caktuara” zbythen paturpesisht madje dhe kerkojne falje nderkohe qe kolege te tyre burgosen, dhe gjithkush e gjeka fare te thjeshte te vetjustifikoheshka. Neser do te jene vete francezet ne ate pozicion, sic ishin dhe dje, kur ata krejt pafajsisht te ngrejne pyetjen se pse keta njerez qe te vritkan ne mes te rruges, qenkan lejuar ne shtepine e tyre ne rradhe te pare, dhe te verejne se sa thjeshte dhe paprituar termi “liri e fjales” transformoheshka ne “urrejtje e fjales”, bashke me kercenimin e gjobes apo qelise qe i vjen nga pas.

    1. ti e kupton apo jo qe po flet per FRANCEN, Bastionin e demokracise dhe fjales se lire..? Meso te shkruash, Studio historine dhe filozofine e pastaj..jepi me fjalime ne internet! P.S. provo te jesh kaq i lire ne Arabine Saudite apo ne Turqi dhe pervecse e ke te sigurte burgun e perjetshem, turmat fanatike (te perbere nga njerez si ti) te shqyejne ne mes te rruges!

  3. Lajm leshi, qenkan zhvilluar protesta ne vendet me te zhvilluara te botes: Bangladesh, Afganistan, Jemen dhe Iran. Keta nuk kane buke te hane jetojne si qen dhe kane nerva te ngrihen ne proteste per nje reviste leshi ne Paris. Gjithsesi idiotet ne te tilla raste duken.

  4. e verteta i qarteson, gjalleron u jep zgjillje,shpres, siguri, paqe,shpetim gjinis njerzore, thotë:

    ES SELAMU ALEJKUM VE RAHMETULLA VLLEZER DHE MOTRA MUSLIMAN KUDO QE NDOLLENI,BISMILAHI RRAHMENI RRAHIMI,NA MJAFTON ALLAHU MALLERUAR,[KURANI DHE SYNETI PROFETIK] PER TRAJTIMIN E GJITHA ,cESHTJEVE,GJENDJE PAS GJENDJE NE GJITHA KOHRAT,KUPTONI DHE VARNI MIR VATH NE VESH,SE NJE DIT TE GJITH DO JAPIM LLOGARI,PERPARA ALLAHUT,SI KEMI SHFRYTEZUAR,DHE KU ,PER GJITHcKA ALLAHU NA KA LLEN,A E KEMI LLEN HAKUN TE GJITHAVE APO JO,GJITHcKA DERI NE KET MOMENT QE PO FLAS,QE KUR ASHT KRIJUAR BOTA DHE DERI NE KET MOMENT ,cESHTJET JAN PRAN MESHIRES SE ALLAHUT AI VENDOS,NE KET MOMENT,GJITHcKA VARET DHE Ec EN SIPAS ANGAZHIMIT TUAJ ,NEN MBIKQYRJEN E ALLAHUT,NUK DUA ,TE BEHEM GJURMUS GABIMESH,NJERZORE,SIKURSE NUK DUA TE BEHEM HIPOKRIT AS DYFTYRESH PERBALL KRIMEVE QE PERPARA SYVE TAN MBI YMETIN TON NDOLLIN,TEGJITH E KEMI LIBRIN NDER DUAR PO ASHTU SYNETIN PROFETIK,NA MJAFTON KAQ QE NE MEZIN E GJITH MUSLIMANEVE ,TE MOS KEMI,PERcARJE DALLIME ,NDRYSHE,SE KETO JAN BERE PO BEHEN DHE DO BEHEN STREHA,PER TE ZHVILLUAR TE KEQEN ME TE MALLE NE MEZIN TONE,DHE KESHTU NUK QUHEMI ME MUSLIMAN MBETET EMRI,,KESHTU TJERET BEJN PAK cFAR U LEJON PADITURIJA DHE EGOJA TE BEJN NDER NE,KY ESHTE NJE PROBLEM ,QE DUHET MBYLLUR NE MEZIN TON MENJEHER ,ME SHPEJTESIN E THIRRJES NE NAMAZ,ALLAHU AKBER DHE GJITH ME NDERGJEGJE VIHEMI NE RRESHT,KESHTU DUHET THIRREMI DHE VIHEMI NE RRESHT DUKE LENE MERI DHE HASMERI NE MEZIN TONE,DHE JAPIM MESAZIN POZITIV,,PER HATER TE TE MALLIT ZOT,,KRIJUESIT BOTNAVE,TE GJITH TE ANGAZHOHEMI NE MENDIME FJALE DHE VEPRA TE MIRA ASHTU SIc THOT I MALLI ZOT,DHE I DERGUARI TIJE MUHAMEDI,DHE DO TE SHIHNI SE SI MENJEHERE SEJcILI NGA NE DO BENTE PJESE NE NJE NGA 4 GRUPET NJERZORE QE MBROJNE BOTEN ISLAME DHE NE TERSI NGA MOS SHKATRRIMI,1 DIETARET 2 ULLHEQESIT E DREJTE 3 LUTJET E BESIMTAREVE,4 GUXIMTARET,PER MENDIME DHE VEPRA TE MIRA,VLLEZER E MOTRA TE NDERUAR,A E DINI QE NE NA BERI ALLAHU POPULLIN ME TE DOBISHEM TE ARDHUR NDONJEHER NJERZIMIT,KU ESHTE DOBIJA,PER GJITHA FUSHAT,MARRIM DY SI PO E KUPTOJM KURANI ,DIETARET E KAN cILESUAR UNIVERSI NE FORME TE SHKRUAJTUR,KEMI KRIJIM KEMI ULLZIM ,ULLZIMI ESHTE SI FUNKSIONIJN ZGJILLJET DOBIT SE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIT TYRE E BERI ALLAHU ME KRIJIM,NE NA LA ME TE LEHTEN VETEM ANGAZHIMIN,,THOT ALLAHU DHE I DERGUARI TIJE RESPEKTONI PRONDERIT ,FAMILJEN TE AFERMIT ,MIKUN DINJITETIN NJERZORU MBYLLEN PROBLEMET,THOT MBANI LILLJE ME FAREFISIN U ARRIT UNITETI,THOT MEDITONI U ARRIT URTESIJA PER SUKSESE,,KEMI NJE HADITH PROFETIK QE PAK MUSLIMAN E NJOHIN DHE LIGJERISHT ME TE ASGJE SASHT PUNUAR,,QE ESHTE BAZA DITURIS PER NJERIUN ,QE PO I KALOJ KOHA ESHTE I PAKTHYESHME PER TE VETEM ME PASOJA,KY ESHTE EDUKIMI,,,,,,,FEMIJA EDUKOHET 20 VITE PERPARA SE TE LINDE,,,NE KET GJERSI HYN KODI GJENETIK I TE AFERMVE TE FEMIJES SE KUJT DO I NGJAJ ,KURSE FEMIJA ,SIPAS HULUMTIMEVE SHKENcORE BASHKVEPRON ,ME MENDIMET,DHE VEPRIMET E SEMES NE JAVE E 6,,,7 TE SHTATZANISKEMI HADITHE KESHILLUESE PER SHTATZANIN ,NE BARKUN E NENES FEMIJA MERR NDJESHMERIN NE ZEMER PER EDUKATEN E MORALIT MIR OSE TE KEQ cILA QEVERI ISLAME KA TRAJTUAR ME LIGJE,QE GRAT SHTATZENA DUHEN TRAJTUAR SIPAS RREGULLIT PROFETIK,TE LEXOJN KURAN DHE PERQENDROHEN NE MENDIME FJAL DHE VEPRA TE MIRA, QE FEMIJA TE MARRE NDJESHMERIN E EDUKATES SE MIRE,,NJEKOHESISHT DUKE I NDIHMUAR FINAN,cJARISHT PER KET LLOJ PERQENDRIMI,ME KESHILLIME ME GJITH MUNDESIT QE PLOTSOJN NEVOJAT,,DINJE O MUSLIMAN SE SIPAS KETI HADITHI SHKOLLA FILLON KLASA PARE NE BARKUN E NENES,JO KUR MBUSH MOSHEN 6,,,7 VJEc,E KA KRIJU ALLAHU ,NE ZHVILLIMIN E VET GJITHcKA ME KOH DHE KUR KALON KOHA BEHEN PROBLEM KOSTO PER GJITH,SHOQERIN,KUR VJEN KOHA QE I I THEMI SHKOLL ATY MESON FJALEN,PO cILEN FJAL,KEMI AJETIN KURANOR ,NE LILLJE ME EMRAT E SENDEVE ,QE ALLAHU JA MESOJ ADEMIT A,S NE SUREN BEKARE,DHE ME THJESHTE KEMI DY KAPITUJT NE ISLAM HALLALLI LLE HARAMI,,KETA JAN EMRA KRIJIM I ALLAHUT JO MENDIM NJERZOR,FAKTET KETO DY KAPITUJ KAN LILLJE ME GJUMTURET TONA ALLAHUN DHE KRIJESAT NE TRE GJENDJET E VEPRIMIT,NJERZORE NE MENDIME FJALE DHE SHPREHJE,KUSHDO QE MENDON TE KRYEJ NJE VEPER HARAM ESHTE I STRESUAR ,NDOLL KESHTU SEPSE ALLAHU LIGJET E TIJE I KA FUTUR NE SISTEMIN E FUNKSIONIT KRIJIMIT TIJE KRIJESAVE E NDESHKON VEPERKEQIN QE NGA MENDIMI ME STRES SEMUNDJE,DHE SHPERBLEN VEPERMIRIN ME QETSI ,NESE FLET PERPARA DIKUJT RRETH HARAMIT SI TE MIRE ,E KUNDERSHTOJN URREJN MBYLLIN GOJEN ME FAKTE,POR EDHE NESE THUHET EMRI KAPITULLIT NEN TE cILIN RENDITET,GJITHA VEPRAT HARAM ,FJALEN HARAM NE FUND TE SAJ GOJA NGELET MBYLLUR ,AS NE FILLIM AS NE MES,TE SAJ VETEM NE FUND ,SEPSE ASKUSH SE DIN cFAR MENDON NJERIU DERI SA FLET,PORNESE VEPRON HARAMIN SIPAS SHKALLES VEPRIMIT NDESHKOHET,E KUNDERTA ESHTE HALLALLI NE TRE GJENDJET E VEPRIMITE SHIKONI E KA KRIJU ME SHENJ GJITHcKA PER TA KUPTUAR LEHTE,POR NE SI MUSLIMAN A I KEMI TRAJTUAR PERSA I PERKET ZHVILLIMIT MENDIMIT NE SHKALL TE GJER PER BREZAT JO,KJO I NGJAN KUPTIMIT FORMIMIT GJUHSORE GERM FJAL SHPREHJE,NUK DIN GERMEN SKUPTON FJALEN NUK KUPTON GERMEN AS FJALEN NUK MESON SHPREHJEN KJO ESHTE GJUHA PJEKURIS VLLEZER FILLON ME NDJESHMERIN ,NE BARKUN E NENES QARTESIN MBI FJALEN DHE VAZHDON ME SHPREHJEN QE KEMI KURANIN DHE SYNETIN NE FORME SHPREHJE SI ZGJILLJE PER GJITHA PROBLEMET,VLEZER SA PO E KUPTOJME DHE ZBATOJME KURANIN,DHE SYNETIN PROFETIK,FLASIM PER NDJESHMERIN ,NDJESHMERIJA PER EDUKATEN E MIR ESHTE PROcES HYJNOR DHE PERQENDRIM NJERZOR,NUK MERRET PER MIR MERRET PER KEQ VDES ZEMRA NGA MEKATET NJERIU BEHET MEKATAR,,ALLAHU PERSERI ROBIT VET JA LA DEREN HAPUR PENDIMIN ,KTHIMIN E HAKUT MBESHTETJA DHE VEPRIMI SIPAS KURANIT DHE SYNETIT PROFETIK NGJALLET ZEMRA ,ME MESHIREN E TE MALLIT ZOT ,POR ME THONI SA KO HUMBUR ,NJERIU MESON TE VERTETEN PERMES DY RRUGEVE FES SHPEJT SAKT DHE I FITUAR NE KOHE DHE PERMES ZHVILLIMIT JETES PLOT GABIME PESIME NDESHKIME DUKE HUMBUR KOH FUQI,DHE EKONOMI,PSE HUMBES VLLEZER NDERSA KEMI MUNDESIT E FITIMIT,NJERIU KURR NUK ESHTE VON ,NUK NA NDRYSHON I MALLI ZOT NESE ME PAR NE NUK NDRYSHOJM VETEN TON,,SI NJERZ TE GJITH VIM NGA NJE SISTEM KRIJIMI FUNKSIONI ,BURIM KRIJIMI ULLZIMI NATYRALITETI TE GJITH KEMI EGO TE MALLE TE GJITH DUAM TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANOJM PADREJTESI TE NA BEHET,,TE GJITH JEMI KRIJESA TE DOBTA TE GABUESHME POR DHE TE NDREQESHME TE DEMESHME POR DHE TE DOBISHME,LINDEM TE PADITUR DOBET ,ALLAHU BERI PERGJEGJES GJITH PER DITURIN DHE VEPRIMIN TA MESOJN DHE TREGOJN TJEREVE DOBIN,I PADITURI KA HAK DITURIN TEK I DITURI I VARFERI KA HAK ,ZEKATIN TEK I PASURI,I VARFERI KA HAK SADAKAN TEK BAMIRSI,ME KRIJIM DHE ULLZIM ALLAHU BERI ORGANIZIMIN E FUNKSIONIT TE ZGJILLJEVE ,KU TASHME GJITHA PROBLEMET NE MEZIN TON DHE RRETH NESH E KAN NJE SHKAK,,DALIM TEK EKONOMIJA SHTETET ISLAME JAN TE PASURA DHE TE VARFERA ,POR KAPAcITETET ISLAME I ZGJILLIN PROBLEMET NE MEZIN E MUSLIMANEVE NE GJITHA DREJTIMET NESE MUSLIMANET KUPTOJNE ME MIRE KURANIN DHE SYNETIN DHE VEPROJNE SIPAS TIJE,TJERET NA SHAJN NE DHE PROFETIN TONE SEPSE NE PRAKTIKISHT NUK KEMI LLENE FRYTIN E DUHUR ,NE MEZIN TONE DHE RRETH NESH QE ISLAMI NE VETEN E VET KA,TE RINJET MUSLIMAN NUK DUHET TE MIGROJN POR SHKOLLOHEN DHE PUNSOHEN NE VENDET E TYRE MUSLIMANET DUHET TI GJENDEN PRANE JO VETEM NJERITJETRIT POR MBAR NJERZIMIT,NE DOBI ,KEQKUPTIMET DHE MOSMARRVESHJET NDERNJERZORE ,DUHET TU PARAPRIJNE ME PARE MEKANIZMI VLERAVE DHE KUNDERSHTIMI NE UNITET ,MARVESHJET NE UNITET,MBROJTJA NE UNITET,KUR THEMI SI NE MESIM SI NE PERHAPJE TE DITURIS SI NE VEPRIM ISLAMI PERMBUSH BAMIRSIN TE DREJTEN HAKUN JO INTERESIN E PUSHTETIT PARAS ,SE PASTAJ HYN PADREJTESIJA ANTIVLERAT,,,,NESE DIKUSH SHAN PROFETIN ,PADYSHIM QE DO TA MBROJM NJEZERI ATE,POR SIPAS KURANIT DHE SYNETIT TIJE ME URTESI DINJITET ,VLERA PERMES BINDJES VEPRAVE DURIMIT MESHIRES TOLERANcES FALJES,SE ESHTE,DOBI NE NUK DUHET PROJEKTOJM ARMIQ,MBASI SEJcILI PER ARMIK KA EGON E TIJE PER PUSHTET PARA VESET E KEQIJA,QE I NXIT DJALLI MALLKUAR,ARMIKU NJERZOR ESHTE DJALLI ,NE NA TAKON TI BINDIM E KUSH NUK BINDET DHE BEHET ARMIK I VETES ,NE NUK JEMI ARMIKU TIJE JEMI NE VETMBROJTJE,E RENDESISHME ESHTE QE TE GJITHEVE TU TREGOHET RREGULLI JETES PAVARSISHT SE KRAHAS FES PO I BIND DHE SHKENcA,PRAKTIKA,POR NUK DUHET ,E BERA KET KOMENT ME SHOM KONSULTATIV PER TE GJITH ATO QE MENDOJN TAKIMIN ME ALLAHUN ,DITEN E GJYKIMIT,,SHIKOJENI MIRE KURANIN DHE SYNETIN MOS DEVIJONI PREJ TIJE

    1. Ky , dhe te tjere si ky, eshte ai qe po i kundervihet Macron, Presidentit te Republikes Franceze..Vath ne vesh ju qe e lexoni!

  5. Popuj aq te mjere, sa qe, per shkak te fukarallekut, martojne vajzat e tyre te mitura, si gra te pesta apo te gjashta me llo-lloj pleqsh te shpifur, qenkan indinjuar seriozisht per ligjin francez mbi laicitetin. Te shkretet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *