• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Humbja e 3 minatorëve, ka shembje në galeri (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj ka dhënë detaje në lidhje me humbjen e kontakteve me inxhinierin Ismail Hoxha dhe 2 punëtorët e tjerë në minierën e Balgjajt. Ai tha në ABC News se nga informacionet e para është mësuar se në minierë ka një shembje masive.


“Nuk kemi informacione shumë të sakta, po presim grupet hetimore, ka një shembje masive në minierë” – tha kryebashkiaku.


Inxhinieri Ismail Hoxha së bashku me dy punëtorë dyshohet se janë bllokuar brenda në galeri. Kolegët kanë gjetur rrobat dhe telefonat e inxhinierit e punëtorëve në dhomat e ndërrimit dhe dyshimet sipas policisë janë se janë bllokuar brenda në galeri.

Policia thekson se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu