• |
ide | kryesore

Dy vjet nga turpërimi 3-0, Shqipëria gjen përballë Kosovën në miqësoren e 11 nëntorit

-Instant, Sport



Pas dy barazimeve të tetorit në Nations League, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sërisht në fushë për një treshe sfidash në nëntor, por me një ndryshim: nuk ka përballje me Gjibraltarin, por ka një tjetër miqësore, shumë më e rëndësishme se ajo që është anulluar: kuqezinjtë do të luajnë kundër Kosovën në 11 nëntor 2020, pikërisht në datën ku më herët ishte njoftuar miqësorja me Gjibraltarin.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.

Pas takimit me Kosovën në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *