• |
ide | kryesore

Edhe Gjermania i bashkohet vendimit për t’u futur në karantinë

Lajme, Planet



Gjermania vendos të rifutet në karantinë pas Spanjës dhe Francës.

Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve.

Karantina do të nisë të hënën, më 2 nëntor. Kjo vjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh.

Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *