• |
ide | kryesore

F1/ Në Imola me dyer të mbyllura: dështon negociata me qeverinë, spektatorët do rimbursohen

-Instant, Sport



Në fund ka fituar mirëkuptimi: GP i Formula 1 në program në fund të javës në Imola do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Njoftimin e kanë bërë vetë organizatorët e “Formula Imola”. Ka dështuar ndërkohë negociatat e tentuara nga Komuna e Rajoni për të shkëputur për evenimentin një përjashtim nga ndalimi për publikun që të asistojë në ngjarjet sportive. Organizatorët janë që tani në veprim për rimbursimin e biletave, duke siguruar se do të ndodhë në një kohë shumë të shkurtër.

Një lajm i keq për të apasionuarit italianë të garave me makina, por nuk mund të ishte ndryshe duke parë situatën emergjente në të cilën ndodhet vendi.

“Një vlerësim ekstremisht i kujdeshëm – kanë komentuar organizatorët të zhgënjyer – pavarësisht se programi i zhvillimit të eventit parashikonte një disiplinë shumë të fortë dhe kontrolle të shumëfishta sanitare”. Për të marrë përjashtimin, Komuna kishte edhe propozuar të reduktonte edhe më shumë 13mijë vendet e parashikuara fillimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *