• |
ide | kryesore

Festime në ishull privat, ditëlindja e Kim sjell lum kritikash

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas surprizës që familja Kardashian kishte rezervuar për Kim, ajo vendosi t’i surprizonte në një mënyrë krejt tjetër.

Kim Kardashian pyeti “rrethin e saj të ngushtë” nëse mund të karantinoheshin për dy javë, që të merrnin pjesë në festën e saj të ditëlindjes: Në një ishull privat. “Pas dy javësh analizash mjekësore dhe pasi iu kërkova të gjithëve të karantinohen, unë surprizova rrethin tim të ngushtë me një udhëtim në një ishull privat, ku mund të pretendonim se gjërat ishin normale vetëm për një kohë të shkurtër”, shkroi ajo në Twitter. “Kërcyem, bëmë xhiro me biçikletë, notuam pranë balenave, pamë një film në plazh etj. E kuptoj që për shumicën e njerëzve, kjo duket si diçka e largët, kështu që në momente si këto, më kujtohet me përulësi se sa e privilegjuar është jeta ime. ”

Postimi provokoi pyetje se si ishte e mundur që udhëtimi të ishte një surprizë, duke pasur parasysh që njerëzve u ishte kërkuar të karantinohen.

 

Krahas pyetjeve, pati edhe diskutime të tjera. Muzikanti britanik Peter Frampton tha për postimin: “Kaq të pandjeshëm jeni sa nuk e kuptoni se kjo nuk është ajo që duan të dëgjojnë shumica e njerëzve, gjatë kulmit më të keq të Covid? Njerëzit po shkojnë në mensa ushqimi falas, jo në ishuj privatë.” Postimi i Kim u bë shpejt një meme, me njerëz që ndanin fotografi në “ishujt e tyre privatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *