• |
ide | kryesore

Flet Chrissy Teigen pas humbjes së fëmijës

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi humbi fëmijën e tretë, John Legend u ngjit për herë të parë në skenë për eventin e “Billboard Music Awards”.Këngëtari u prezantua nga kolegia e tij, Kelly Clarkson, e cila u shpreh se këto kohë zemrat e të gjithëve janë me familjen e tij.Performancën e tij, John ja dedikoi bashkëshortes, duke u shprehur: “Kjo është për Chrissy-n”, përpara se të niste të këndonte “Never break”. Hitin e tij ai e këndoi ulur në një piano dhe pas performancës prekëse nisën postimet mbështetëse nga fansat e tij në rrjete sociale.Pas kësaj performance, autori i hitit “All of me” ka postuar një sërë statusesh në Twitter që janë shpërndarë edhe nga Chrissy në Instagram, e cila shkroi asokohe: “Po qëndrojmë në heshtje, por jemi mirë. Ju dua të gjithëve!” Ky ishte reagimi i parë i saj pas ngjarjes tragjike.Së fundmi, ka folur gjerë e gjatë rreth kësaj ngjarjeje tragjike, duke e përkufizuar si një nga ngjarjet më të vështira të jetës.Unë nuk kisha ide kur do të isha gati të shkruaj këtë. Një pjesë e imja mendoi se do të ishte herët, kur unë ende ndjeja vërtet dhimbjen e asaj që ndodhi. Mendova se do të ulesha në cep të dhomës time të gjumit me dritat e errëta, thjesht duke u menduar. Do të kisha një gotë verë të kuqe, komode me batanije dhe më në fund do të kisha shansin të adresoja çfarë ka ndodhur.Ndërsa momentin tragjik, ajo e përshkruan kështu:

Pas disa netëve në spital, mjeku më se ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do të mbijetonte dhe nëse do këmbëngulnim më shumë, as unë nuk do të mbijetoja. Më thanë që do t’i jepja lamtumirën në mëngjes. Qava pak në fillim, pastaj shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. M’u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë.Duke u ndalur te fotot e shumëpërfolura që bënë xhiron e rrjetin, ku nuk munguan as kritikat, ajo tregon se ishte kërkesa e saj për t’i dokumentuar këto momente, teksa shton se nuk i interesojnë mendimet e njerëzve.I thashë John-it, i cili po hezitonte, se më duheshin ato foto pa qenë nevoja që t’i shpjegoja pse. Ai thjesht duhet t’i bënte. Ai e urreu këtë gjë, por unë e dija që do të duhej ta kujtoja atë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë si do të kujtoja puthjen tonë të parë në fund të korridorit pasi lindi Luna dhe Miles. Nuk e shpreh dot se sa pak më intereson fakti që ju i kritikoni ato fotot. Unë zgjodha t’i bëj dhe këto foto nuk janë për këdo, por për njerëzit që e kanë kaluar këtë gjë.Modelja shkruan po ashtu se lulet dhe shënimet nga fansat kanë shumë rëndësi për të.Pasi humbëm Jack, e gjeta veten jashtëzakonisht të shqetësuar se nuk isha në gjendje të falënderoja të gjithë për mirësinë e tyre.Teigen ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur edhe një emër pasi do ta quante Jack, por hemorragjia fatkeqësisht i mori jetën të voglit. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Chrissy në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe foto shpirt copëtuese me vogëlushin e pajetë në krahë, teksa vajtonte me bashkëshortin.

 

View this post on Instagram

 

We are quiet but we are okay. Love you all so much.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

 

View this post on Instagram

 

We are shocked and in the kind of deep pain you only hear about, the kind of pain we’ve never felt before. We were never able to stop the bleeding and give our baby the fluids he needed, despite bags and bags of blood transfusions. It just wasn’t enough. . . We never decide on our babies’ names until the last possible moment after they’re born, just before we leave the hospital. But we, for some reason, had started to call this little guy in my belly Jack. So he will always be Jack to us. Jack worked so hard to be a part of our little family, and he will be, forever. . . To our Jack – I’m so sorry that the first few moments of your life were met with so many complications, that we couldn’t give you the home you needed to survive. We will always love you. . . Thank you to everyone who has been sending us positive energy, thoughts and prayers. We feel all of your love and truly appreciate you. . . We are so grateful for the life we have, for our wonderful babies Luna and Miles, for all the amazing things we’ve been able to experience. But everyday can’t be full of sunshine. On this darkest of days, we will grieve, we will cry our eyes out. But we will hug and love each other harder and get through it.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *