• |
ide | kryesore

Gianluca Vacchi dhe Sharon Fonseca bëhen prindër për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Gianluca Vacchi ka zbuluar se e dashura e tij Sharon Fonseca ka sjellë në jetë një vajzë. ‘Playboy’ italian, 53 vjeç, publikoi ditën e djeshme në Instagram një video ku ishin në spital të dy duke kërcyer, për të treguar se Sharon, 25 vjeç, ishte gati për të lindur. Në këtë video, Gianluca zbuloi se ata e kishin quajtur vajzën e tyre të porsalindur Blu Jerusalem Vacchi. Fotografia e prindërve duke parë njeri-tjetrin me adhurim dhe duke kapur dorën e bebit, tregon se janë në momentet e tyre më të bukura.

Gianluca shkruajti:”Ajo është me ne … Sharon dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë, Blu Jerusalema Vacchi. Falë Zotit, ajo është e shëndetshme dhe ne thjesht e duam më shumë se jetën tonë. Gianluca & Sharon.”

Sharon gjithashtu ndau të njëjtin imazh në Instagramin e saj dhe shtoi mesazhin: “Vajza jonë është këtu. Nuk mund ta shprehë me fjalë këtë përvojë dhe të gjitha emocionet që po ndiejmë.”

Të gjithë jemi në pritje për përfshirjen e vogëlushes Blu Jerusalem në videot e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *