• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë rreperi amerikan

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi Brian Trotter, i njohur nga të gjithë si “Kent Won’t Stop”, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.Pas një aksidenti në autostradë, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë ndërsa kanë arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain.Ky i fundit është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.Sipas autopsisë, Trotter u qëllua për vdekje disa herë.Trupi i pajetë i reperit u gjet brenda bagazhit i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë, ndërsa një erë e rëndë ndihej përreth makinës. Po ashtu dhe mizat gumëzhinin pranë vendit të ngjarjes.Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *