• |
ide | kryesore

I grabisin studion, Mozzik reagon ashpër (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një postim në Instastory, Mozzik ka publikuar foto nga studio, ku dallohet xhamat dhe dyer e thyera.

Ai thotë se nuk ka arritur këtu ku është duke ia thyer dikujt vendin e punës, as duke sharë apo vjedhur dikë, por vetëm me punë. Më tej, reperi ka ndarë edhe një mesazh për personat që e kanë bërë këtë gjest të ulët, duke i këshilluar të punojnë vetë e të mos vjedhin të tjerët. “O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin.”- ka shkruar me ironi Mozzik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *