• |
ide | kryesore

Infektimet me Covid-19/ Valë e re karantinash nëpër Europë

-Instant, Lajme, Të fundit



Europa është në prag të një vale të dytë karantinash kombëtare, teksa COVID-19 ndodhet në kulmin e xhiros së infektimeve në gjithë kontinentin.

Media prestigjoze franceze thonë se Presidenti Emmanuel Macron pritet të shpallë për së dyti karantinën kombëtare, që mund të nisë që mesnatën e të enjtes. Shtetrrethimi në shumicën e qyteteve të mëdha duket se nuk ka dhënë rezultatet e kërkuara.

Edhe në Gjermani, mediat thonë se Kancelarja Angela Merkel do të shpallë karantinë të pjesshme kombëtare, që nënkupton se jo të gjitha mekanizmat do të vihen në zbatim. Plani i Merkelit është mbyllja e bareve, restoranteve dhe lënia në funksion vetëm e shërbimit jashtë ambienteve të tyre.

Pritet të mbyllen hotelet, kinematë, teatrot, shtëpitë publike, pishinat, palestrat dhe të gjitha aktivitetet që grumbullojnë shumë klientë. Industria do të jetë e hapur, por me masa të rrepta kundër përhapjes e po ashtu edhe institucionet arsimore. Kjo gjendje pritet të nisë zbatimin më 4 Nëntor deri në fund të muajit.

Spitalet po punojnë mbi kapacitetet, ndërsa infektimet ditore nuk po bien. Krahas Francës, e rëndë situata në spitale paraqitet në Belgjikë dhe Çeki, dy vendet me shifrën më të lartë të të infektuarve në kontinent në përpjestim me numrin e popullsisë.

Statustikat tregojnë se në disa spitale të Belgjikës, për shkak të mungesës së personelit shëndetësor, shumë mjekë janë të detyruar t’u shërbejnë pacientëve edhe kur janë të infektuar me COVID-19. I njëjti problem edhe në Çeki, ku numërohen mbi 13 mijë punonjës të sistemit shëndetësor të infektuar. Shumë nga ata që nuk tregojnë simptoma vazhdojnë të punojnë.

Franca, Britania e Madhe dhe Italia shënuan numrin më të lartë të vdekjeve ditore të valës së dytë, shkruan tv Klan.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha se deri në fund të këtij viti ose në fillim të 2021 pritet të jenë gati 3 – 4 vaksina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *